Dako takon sportistët: Pishinë me përmasa olimpike për notarët durrsakë

442
Durrësi do të ketë një pishinë verore moderne me përmasa olimpike, punimet për të cilën tashmë kanë nisur, ka qenë kjo deklarata e kryebashkiakut dhe njëkohësisht kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane Vangjush Dako në një takim me sportistë dhe trajnerë të qytetit të Durrësit. Ky projekt kushton 500 mijë dollarë dhe pas 2 apo 3 muajsh pishina do të jetë gati. Në këtë takim Dako ka shpalosur edhe vizionin e bashkisë për zhvillimin e sportit në Durrës me synim aktivizimin në mënyrë masive të të rinjve në të gjitha llojet e sportit:
“Vetëm disa ditë më parë kemi nisur ndërtimin e pishinës olimpike për qytetin, një pishinë me standarte bashkëkohore, e cila i mungonte prej 20 vitesh qytetit, një qyteti me traditë në sportin e notit.Në durrës për cdo vit në muajin shtator zhvillohej kampionati kombëtar i notit. Puna ka filluar dhe për 2-3 muaj ajo do të jetë gati për të qenë në dispozicion vetëm të sportistëve për të kryer stërvitjen dhe garat e sportit të notit”, u shpreh Dako në takimin që zhvilloi me sportistë dhe trainerë në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.
Në bashkëbisedimin me sportistët kryebashkiaku Dako tha se sporti është drejtimi i duhur për të rinjtë në mënyrë që ata tu largohen rrugës dhe veseve dhe qëllimi ynë është angazhimi i sa më shumë të rinjve në të gjitha llojet e sporteve. Ai deklaroi gjithashtu se bashkia e Durrësit ka mbështetur me fonde disa projekte në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit për ndërtimin e fushave dhe terreneve sportive. Krahas projekteve të shumta që vazhdojnë zbatimin dhe që po ja ndryshojnë faqen të gjithë qytetit një vëmendje të veçantë Bashkia e Durrësit po i kushton edhe shkollave të qytetit ku janë krijuar terrene sportive dhe shlodhëse në ambientet përreth shkollës.
Dako shtoi se kjo punë nuk do të mbetet me kaq, pasi do të vazhdohet me palestrat e shkollave, përmirësimin e parketit, pajisjen me dushe etj. Bashkia e Durrësit ka rritur gjatë këtij viti buxhetin për klubin shumësportësh dhe klubin e futbollit. Sportistë dhe trainerë të sporteve të ndryshëm janë interesuar për vizionin e kandidatit Vangjush Dako në lidhje me sportin gjatë mandatit të ardhshëm. Dako u shpreh se ketë vit kemi bërë transformime të mëdha në qytet dhe po kështu do të vazhdojmë edhe me sportin dhe sektorë të tjerë.
Dako i ka ftuar sportistët që të votojnë në këto zgjedhje modelin e besueshëm, pavarësisht se mund të dëgjoni premtime të llojeve të ndryshme. Cështja e votimit është një cështje besimi dhe mendoj se ju duhet ti besoni modelit të provuar, -është shprehur Dako. Me kujdesin dhe mbështetjen financiare të bashkisë së Durrësit klubi shumësportësh “Teuta” ka arritur suksese të shumta pasi sportistët durrsakë janë shpallur kampionë në ping-pong për femra, të reja dhe të rritura, kampionë në mundje para të rinjtë, të rinjtë dhe të rriturit, kampionë në peshngritje, të rinjtë dhe të rriturit, kampionë në ciklizëm për të rinjtë dhe kampion në boks për moshat 16 vjecare.
Sigal