Deklarata e Bashkisë Maliq, reagon LSI e Korçës: Pse zona më e madhe bujqësore ka nivelin më të lartë të papunësisë?

293
LSI Korçë ka reaguar pas deklaratës së Bashkisë së Maliqit duke iu drejtuar pyetjen se përse zona më e madhe bujqësore ka nivelin më të lartë të papunësisë.
Gjithashtu në deklaratën e saj zyrtare, LSI e Korçës shton se Bashkia e Maliqit duhet të ketë investime reale dhe jo fasadë.
Reagimi zyrtar i LSI, Korçë
Reagim mbi deklaraten e Bashkise Maliq !
Bashkia Maliq duhet ta kuptojë shumë mirë që ajo zonë e mrekullueshme e jashtëzakonshmë përsa i përket bujqësisë kërkon investime reale dhe jo fasadë.
Ti lërë Gëzim Topçiu investimet fasadë por të sqarojë opinionin publik pse nuk ka ujë të pijshëm Burimasi?
Pse mungon sistemi i kanalizimeve?
Pse zona më e madhe bujqësore ka nivelin më të lartë të papunësisë?
Përsa i përket çështjeve të tjera do kemi kohë në ditët në vazhdim të bëjmë publike abuzimet marramendëse. Nuk ka më Rilindje që t’ju ‘trimërojë’ pas 25 prillit ka vetëm qytetarë që do ju ndëshkojnë.
Sigal