Çfarë po ndodh me Vlorën?!

375
Sigal

Gazeta Telegraf/

Nga Ergys Alushi

 

Kjo është pyetja që
bëhet çdo ditë e më shumë në Vlorë. Nga të djathtë e nga të majtë, por më shumë
nga ajo kategori që nuk kanë lidhje me partitë në biznesin e jetën e tyre të
përditshme. Duket një qytet pa “kokë”, pa busull, pa drejtim. Kush po e drejton
sot Vlorën, kryetari i bashkisë, Kryeministri Rama apo ish-deputeti Kokëdhima?!
Gara ka kohë që ka nisur dhe ka filluar të jap efektet e para negative në jetën
ekonomike e politike të qytetit. Të gjitha institucionet shtetërore, lokale e
politike janë bërë pjesë e garës, e aleancave, e përllogaritjeve, e konfuzionit
institucional e politik. Prefektit ka muaj që është inekzistent, ndikuar së
fundmi dhe nga përplasja e përfolur Rama – Kokëdhima. Kryetari i bashkisë ka
kërkuar disa herë dorëheqjen dhe në kushtet që nuk ia kanë miratuar vazhdon të
kryejë për inerci detyrën për të cilën është zgjedhur në drejtimin e bashkisë
së Vlorës. Gjithnjë e më shumë në opoion po përflitet se merr urdhëra nga ish-deputeti
Kokëdhima sesa nga kryeministri Rama, i cili duket se për ta mbajtur Lelin larg
Kokëdhimës i ka akorduar disa fonde për qytetin e Vlorës. Institucionet e
shtetit janë në anarshi të plotë, jo vetëm midis drejtuesve të caktuar nga LSI
dhe atyre të caktuar nga PS të cilët funkionojnë sikur nuk janë brenda një
qeverie, por edhe midis vet drejtuesve të caktuar nga Kokëdhima dhe atyre nga
Rama. Akoma edhe më keq janë partitë politike në Vlorë, të cilat janë ose pa
drejtues ose edhe ku ka drejtues janë të kontestuar nga një pjesë e
anëtarësisë. Kështu PD e Vlorës është ende pa kryetar dhe funksionon me grup
pune. Edhe LSI është pa kryetar dhe do të funksionojë me nënkryetarë e shtab
pune deri në nëj afat të pacaktuar. PS e Vlorës e ka “de juro” kryetarin
kryetarin, por “de fackto” e ka të kontestuar nga një shumicë e anëtarësisë e
cila pretendon se ai është i zgjedhur nga e ashtuquajtura “reforma” Kokëdhima,
i cili është duke lëvizur politikisht kundër Ramës në Vlorë. Duket e se
“lugën në pilafin” e Vlorës është duke e futur edhe Partia Agrare
Ambientaliste, partia e re e Blushit apo edhe lëvizje e ashtuquajtura qytetare
që janë duke bërë pazar me votat e fituara në zgjedhjet e fundit lokale.
Kështu, institucion i Prefektit-jo, kryetar bashkie-jo, institucione-jo, parti
politike- jo dhe të gjitha këto që pasqyrohen në situatën në të cilën ndodhet
qyteti i Vlorës. Papunësia sipas INSTAT është rritur në Vlorë, investimet kanë
mbetur në vendnumëro duke nisur që nga “Lungomare” e deri tek Shkolla “Ali
Demi”, e cila është në patronazhin e kryeministrit Rama. Qyetarët e Vlorës
ndihen të braktisur; ata çdo ditë e më shumë po shihen jo si qytetarë për t’u
shërbyer, por po trajtohen  si “kundër”
apo “pro” forcave politike, për t’i tërhequr në lëvizje të reja poltike, në
prag të lëvizjeve që pritet të ndodhin në qendër. Vlora ëshë në një kaos, në
një anarshi të plotë, është kthyer në një “fushëbeteje” e partive politike se
kush përfiton më shumë nga zhgënjimi i vlonjatëve, duke harruar problematikat e
hallet e përditshme të tyre, premtimet e bëra në fushatën e fundit dhe
perspektivën e së ardhmes.