Çfarë do të ndodhë pasdite në protestën e opozitës, zbulohet plani

206

Zbulohen detaje nga organizimi për protestën e pasdites së sotme para Kryeministrisë.
Protestë në të cilën, Partia Demokratike i ka ftuar qytetarët sot në një tjetër protestë kombëtare “Për Shqipërinë si Europa”. Ndryshe nga manifestimet e tjera antiqeveritare, ky i sotmi do të jetë një marshim proteste.

Qytetarët janë ftuar në këtë marshim proteste për mbrojtjen e demokracisë dhe shkëputjes së politikës nga krimi, si garanci për zgjedhje të lira e të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshme që punon për mirëqenien e qytetarëve.

Protesta e sotme, sipas burimeve, do të behet në mungesë të sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi, i cili sipas PD, po merr trajtim intensiv në spital nga plagët e rënda të dhunës.

Sahit Dollapi ka qenë në çdo protestë pikë kontakti për policinë, siç e kërkon ligji, ndërsa do të jetë Sekretari i Burimeve Njerëzore Ervin Minarolli.

Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë për marshimin e protestës, u ka kërkuar punonjësve të ndershëm të policisë së shtetit të mos bëhen pjesë e provokimeve dhe dhunës së paligjshme kundër qytetarëve.

“Policia e shtetit, në mënyrë të përsëritur, ka kryer akte dhune ndaj qytetarëve në mënyre kriminale dhe me urdhër politik, për te cilat PD ka kryer kallëzim penal”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, duke iu referuar kallëzimit të pak kohëve më parë për përdorimin kriminal të gazit helmues kundër protestuesve paqësorë.