Carlo Costalli: Europa kërkon që Shqipëria të ndërmarrë reforma, për t’u bërë anëtare e BE

484
Organizohet për herë të parë në Shqipëri Seminari Studimor Ndërkombëtar, “Vendet e Europës mesdhetare dhe dialogu social; sfidat e punës, imigracioni dhe kohezioni social për të ndryshuar modelin e shoqërisë”, ndonëse Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian, ky seminar ka mbledhur përfaqësues nga bota të jenë të pranishëm, për të diskutuar rreth temave aktuale edhe të nxehta të shoqërisë, siç janë; emigrimi, sfidat në punësi, dhe dialogu, ku ky i fundit, shihet si çelësi për të zgjidh shumë probleme. Ky event është i promovuar me mbështetjen e Bashkimit Europian. Në këtë aktivitet marrin pjesë: “Movimento Cristiano Lavoratori”, “SAUATT”, “EF FIL” dhe “EZA” në bashkëpunim me “IPCM PICM”, Europa Popolare dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Carlo Costalli President i MCL Itali e përshëndeti këtë aktivitet dhe theksoi se e rëndësishme për gjithçka është dialogu. 
President Costalli, cili është qëllimi i këtij aktiviteti?
Qëllimi i këtij aktiviteti është një iniciativë e “Lëvizjes Kristiano të Punëtorëve” me qëllim që të njohim partnerët, të paraqesim se cili është qëllimi i kësaj iniciative dhe mbajtjes së këtij seminari në Tiranë. T’i njohim si partnerë, si Itali dhe si partnerë ku një pjesë janë anëtarë të Europës. Shqipëria shkon drejt rrugës së saj për tu bërë anëtare e Bashkimit Europian dhe prandaj duhet të ballafaqohet me problemet që ka europa, që janë; problemet e punësimit, të emigracionit dhe të dialogut social. Ne po punojmë me të gjitha vendet ballkanike, si Kroacia, Bosnja, Serbia po ashtu edhe me Shqipërinë. Janë shumë motive, një motiv që ju e njihni mirë është motivi i emigracionit. Po ashtu është një vend me një tolerancë të madhe fetare, edhe është vendi i parë që Papa Françesku pas zgjedhjes si Papa vizitoi Shqipërinë. Janë marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes besimeve fetare vëllazërore. Kemi shumë arsye për të forcuar marrëdhëniet e miqësisë me Shqipërinë por edhe njëkohësisht me vendet e tjera të Ballkanit që janë pjesë në këtë seminar. 
Ky është organizimi i parë që bëhet në Shqipëri, ndonëse ky vend nuk është pjesë e Bashkimit Europian. Si e përshëndesni ju këtë fakt?
Mesazhi kryesor është dialogu. Dialogu social dhe dialogu kulturor. Historiku i vendeve të Ballkanit i ka shkaktuar plagë viteve të dekadës së fundit. Duke zhvilluar dialog social edhe nga pikëpamja fetare, se nëse kemi një dialog me vendet, atëherë kemi forcuar edhe besimin, edhe marrëdhëniet edhe miqësinë. Ne duhet të bëjmë shumë përpjekje, sepse nuk do të thoja që vitet e fundit Ballkani ka vuajtur, unë do të thoja që gjatë këtij shekulli të fundit Ballkani ka vuajtur dhe një dëshmi e këtij dialogu social ishte edhe vizita që bëri Papa Françesku në Shqipëri. Ne duhet të dialogojmë me vendet duhet të dialogojmë me Sarajevën, duhet të dialogojmë me Beogradin, me qëllim që të arrimë rezultatet, sepse Shqipëria dhe vendet e Ballkanit, kur të hynë në Europë, dialogu social është shumë i rëndësishëm. Sheshohen të gjitha problemet që mund të kenë ekzistuar. 
Zoti Costalli, pra, përmes dialogut ju mendoni se mund të sheshohen problemet sociale, emigrimi, punësimi?
Nuk do të jetë e lehtë t’i eliminosh, sidomos për emigrimin që është një temë. Nuk është se zgjidhen të gjitha problemet, por përballohen në një mënyrë më të mirë. Problemi i emigracionit është një problem tashmë global i Europës që e ka pësuar dhe nuk e ka administruar mirë. Por e rëndësishme në këtë kontekst është edhe sidomos edhe marrëdhëniet mes sipërmarrësve dhe sindikatës për punonjësit. Të gjithë e dimë që njerëzit ikin nga vendi i tyre, nga lufta dhe nga uria. Duke përmirësuar dialogun social duhet të impenjohemi e gjithë. Po të kemi dialog social edhe paqe atëherë njerëzit rrinë. Edhe shqiptarët u larguan nga diktatura dhe nga vështirësitë që u përballën në vitet ’90 që erdhi në Itali. Ky është një problem që është i hapur, ne dëshirojmë që të gjithë të hymë në Europë, por që vendet të përmirësohen. Ka shumë për të punuar, për paqen dhe për dialogun. 
Si janë marrëdhëniet tuaja me sindikatën SAUATT (Sindikata Autonome e Ushqimit Agrikulturës, Tregtisë dhe Turizmit)?
Raportet tona me sindikatën e pavarur të Ushqimit, të Bujqësisë, të Tregtisë, të Turizmit janë shumë pozitive. Ne kemi vite që punojmë me këtë sindikatë. Jemi takuar herë pas here në seminaret e organizuara në një nga vendet e rajonit, në të njëjtën kohë po punojmë edhe nëpërmjet rrjetit të EZA-s që është një nga organizmat europiane të punonjësve dhe në të njëjtën kohë do të doja të theksoja që me organizimin e këtij seminari ne do të bëjmë një hap përpara në forcimin e këtyre marrëdhënieve duke ndërmarrë iniciativa konkrete. 
Si e shihni ju këtë bashkëpunim?
Ne e shohim ne dy plane. Në planin e parë, ne e shohim si një ballafaqim kulturash lidhur dialogun për punësimi, dialogun social, bashkëpunimin me Shqipërinë, por në të njëjtën kohë e shohim edhe në planin konkret. Në planin më konkret, ne nënkuptojmë atë që të jemi më të pranishëm me veprime, me projekte konkrete që kanë të bëjnë me formimin profesional. Duke synuar që të bëjmë sa më të mirën duhet të theksoj një fakt; kur ne italianët ballafaqohemi me vendet e rajonit dhe Ballkanit arsyeja është që t’i ndihmojmë si në anët e mira, si problemet që ka Europa, proceset integrues të këtyre vendeve përfshirë edhe Shqipëria, por edhe në të njëjtën kohë, me vështirësitë dhe Shqipëria por edhe në të njëjtën kohë me situatën aktuale që ballafaqohet Europa. Pra Europa sjell benefite, sjell të mira është e bukur, por edhe në të njëjtën kohë, për vendet që janë në procesin e afrimit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian kërkon që të ndërmarrin reforma. Reforma në fushën ekonomike, në atë të drejtësisë dhe në të njëjtën kohë, benefitet janë se me afrimin me Europën hapen më shumë perspektiva për pranimin e investitorëve të huaj dhe rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri, që është një element ekonomik. 

Përgatiti: Klaudia Malaj 
Sigal