Cameron: Qesharake ta krahasosh Shqipërinë me Britaninë

482
Kryeministri britanik David Cameron tha sot se është qesharake ta krahasosh Britaninë e Madhe me Shqipërinë. Ky reagim erdhi pasi Sekretari britanik i Drejtësisë, Michael Gove, e ka cilësuar ekonominë tonë si shembull për ta nëse dalin nga Bashkimi Europian. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, vetë kryeministri Rama është shprehur më herët se është habitur nga deklarata se si Britania e Madhe mund të marrë shembull nga Shqipëria. 
Në një intervistë për revistën GQ, David Cameron ka deklaruar: 
“Në fillim thanë se duan përshtatje të tipit norvegjez, pastaj atij kanadez. Tani flasin për stilin shqiptar, sepse Shqipëria mesa duket ka një pozicion të jashtëzakonshëm tregtie në Europë. Epo, në fakt nuk e ka. Ka kuota të eksporteve të saj të peshkut, nëse doni realisht ta dini. Por ta krahasosh Shqipërinë, një vend dëshpërimisht i varfër që po mban radhën për të hyrë në Bashkimin Europian, me Britaninë, ekomoninë e pestë më të madhe të botës, kjo është vërtet qesharake”, është shprehur Cameron.
Sigal