Caktohen administratorët e rinj në Lezhë e Shëngjin

674
Administratorët e rinj të Lezhës dhe Shëngjinit kanë nisur zyrtarisht punën, ditën e sotme. Administratori i ri i qytetit të Lezhës do të jetë Enver Hafizi, i cili ka theksuar se kthimi i qytetit në normalitet është emergjencë aktuale. Ndërkohë, në Shëngjin është caktuar adminstrator ish-nënkryetari i PD, Tonin Uldedaj. Ndërsa, janë caktuar edhe disa emra të tjerë, si Eridon Gjeloshi në balldrën, Sokol Hiluku në Blinisht, Aleks Ndoci në Kolsh, Edmond Ndreu në Zejmen, si dhe Bec Rrustja në Shënkoll. Gjithashtu, i ëhstë besuar kjo detyrë Ndue Zefit në Kallmet, Pjetër Gjushit në Dajç, si dhe Gjovalin Gjonit në Ungrejt.
Sigal