Bylykbashi: Reforma nuk hidhet me parashutë

452
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, kritikoi sjelljen e mazhorancës ndaj reformës në drejtësi. “Në Luftën e Dytë Botërore, në vitet 1943-1944, Aleatët perëndimore hodhën sasi të mëdha armësh e municionesh‎ për partizanët komunistë, sepse premtonin më shumë se të tjerët që të luftonin nazistët. Me ato armë, partizanet komunistë u fuqizuan, fituan Luftën civile ndaj nacionalistëve, i vranë dhe i përzunë ata dhe më 28 Nëntor 1944, me ato armë të Aleatëve morën pushtetin. 70 vjet para 22 korrikut 2016, nën vështrimin e përfaqësuesve Aleatë, çimentuan pushtetin e tyre me Kushtetutën e 1946 me vota të dhunuara nën presion”, tha Bylykbashi. Sipas tij, më 22 korrik 2016, amendamentet kushtetuese kishin qëllim pikërisht që të pengonin kapjen e drejtësisë nga pasardhësit e komunistëve e të përdorej si armë ndaj kundërshtarëve politike, por të shërbejë për të vënë në vend drejtësinë: ministrat e korruptuar, të lidhur me krimin, kriminelët trafikantë të shkojnë në burg, prona tek i zoti dhe drejtësi e thjeshtë dhe e shpejtë.‎ “Reformën në drejtësi Edi Rama nuk mund ta konsiderojë si armët që parashutoheshin në 1944 me shpresën se komunistët do sillnin demokracinë. ‎Një kryeministër i korruptuar dhe kriminalizuar, por që ulërit se do të bëjë reformë në drejtësi, do të bëjë me këto “armë” veçse atë qe di të bëjë më mirë. Në fakt, siç i thonë në anglisht, ai është “the big white shark” që Aleatët presin të bjere në rrjetë. Në shqip i themi “nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë”, u shpreh ai.
Sigal