Bruksel/ Ministrja Gjosha takon Hahn, komisioneri:Rezultatet e reformave,e vetmja rrugë për progresin e Shqipërisë

418
Sigal

BRUKSEL/Ministrja Gjosha takon
Komisionerin e BE-së për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e
Zgjerimit, z. Johannes Hahn.

 

Gazeta Telegraf/

 

Ministrja Gjosha: Rekomandimi për çeljen
e negociatave,shtysa më e mirë për zbatimin e të gjitha reformave

Ministrja Gjosha: Konsensusi dhe
dialogu politik i shërbejnë zhvillimit të vendit

Komisioneri Hahn: Rezultatet e
reformave,e vetmja rrugë për progresin e Shqipërisë

Gjatë vizitës në Bruksel, Ministrja
e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Komisionerin e
BE-së për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes
Hahn. 

Ministrja Gjosha u shpreh gjatë
takimit, se Shqipëria meriton një raport pozitiv për përmbushjen e  5 prioriteteve, nga Komisioni Europian,
vjeshtën e këtij viti. Treguesi më i qartë sipas Ministres Gjosha i angazhimit
që ka vendi për të avancuar me procesin e integrimit është reforma në drejtësi
si themeli i konsolidimit të shtetit të së drejtës.


“Miratimi konsensual i kësaj reforme ishte arritje e madhe për shqiptarët,
për të gjitha partitë politike. Gjetja e konsensusit dëshmoi për një vullnet që
i shërben zhvillimit të Shqipërisë dhe ne jemi të vendosur të nxisim dialogun
politik edhe në vazhdim”, tha Ministrja Gjosha.


Ministrja u shpreh se me këtë reformë, vendi plotësoi edhe kushtin madhor për
hapjen e negociatave.
“Janë hapa pozitivë që Shqipëria ka bërë dhe ne jemi të bindur se marrja e
një rekomandimi për çeljen e negociatave, një raport pozitiv nga Komisioni do
ti shërbenin jo vetëm implementimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, por është
shtysa më e mirë për zbatimin e të gjithë gamës së reformave të tjera që
ne synojmë të ndërmarrim për të forcuar shtetin e të drejtës dhe për të
zhvilluar ekonomikisht vendin”, tha Ministrja Gjosha.


Komisioneri Hahn shprehu vlerësimet e tij për reformën në drejtësi, duke
inkurajuar Shqipërinë për të ecur përpara me procesin e integrimit. Komisioneri
u shpreh se përmes rezultateve të reformave Shqipëria do të avancojë në axhendën
europiane, si e vetmja rrugë për progres.