Braimllari në Kavajë me kandidatin e LSI-së / “Maksim Kona përfaqëson vlerat më të mira intelektuale dhe qytetare të Kavajës”

661
Dje në mbrëmje, sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka qenë në Kavajë me Strukturat e LSI dhe kandidatin e LSI-së për kryetar në Bashkinë e Kavajës, Maksim Kona. Sipas Braimllarit Kona do të jeët kryetari i ri i Bashkisë Kavajë dhe LSI do jetë forcë e parë në Kavajë.

“LSI do jetë forcë e parë në Kavajë. Maks Kona do jetë kryetari i ri i Bashkisë Kavajë. Kavaja ka nevojë për një njeri profesionist, të përkushtuar dhe me ideal për t’i shërbyer qytetit. Së bashku me Maksin do jemi në çdo shtëpi dhe në çdo lagje të Kavajës për të prezantuar planin tonë për zhvillimin e qytetit. Kavaja ka nevojë për projekte konkrete zhvillimi dhe punësim. Maks Kona përfaqëson vlerat më të mira intelektuale dhe qytetare të Kavajës. Me aftësitë e tij profesionale dhe me integritet do t’i shërbej çdo banori të Kavajës”, ka shkruar Braimllari në facebook.
Sigal