Blendi Klosi braktis takimin, nuk përballon debatin për inceneratorët

792
Sigal

Qeveria e Rilindjes shumë herë ka dhënë koncesione, edhe me mënyra jo transparente, duke iu shmangur debatit, ballafaqimeve me grupet e interesit, me shoqërinë civile, sepse, në të vërtetë, këto koncesione kanë qenë në kundërshtim me interesat e ekonomisë, të shoqërisë, të mjedisit. Shumë polemika, kundërshtime deri në revolta e protesta kanë ngjallur edhe inceneratorët, për të cilët qeveria ka dhënë shumë koncesione. Në shërbim të këtyre inceneraterëve është edhe projektligji i importimit të Mbetjeve, i cili ka mbetur në sirtarët e qeverisë, pasi disa herë nuk ka mundur të sigurojë as shumicën e thjeshtë të votave në Parlament. Dje, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, u detyrua të braktisë një takim, ku diskutohej për inceneratorët, pasi nuk mundi të përballojë debatin, diskutimin nga palët e interesuara.