Besimtarët katolikë festojnë Krishtlindjen me lutjet e Imzot Xhorxh Frendo, për qetësi, harmoni ndaj të varfërve

455
Sigal

Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, u lutën Besimtarët
katolikë, të mbledhur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, u lutën për më
shumë paqe e mirësi në meshën tradicionale të Krishtlindes, që u kremtua nga
Arkipeshkvi i Arkidioqezës Tiranë-Durrës, imzot Xhorxh Frendo.
Kjo është‎ mesha e parë, që imzot Frendo kremton për
Krishtlindje, që pas marrjes së detyrës. Ai u lut për paqen, duke thënë se
kurrë më parë njerëzimi nuk është ndierë kaq i pasigurt sa sot, dhe kudo në
botë.
“Të
lutemi për këta njerëz që parapëlqejnë të jetojnë në errësirë”, tha imzot
Frendo, duke iu referuar terroristëve.
Bashkë me
urimin për të gjithë besimtarët, kjo dioqezë ka lajmëruar se nuk do të
organizojë pritjen tradicionale me politikanë.
“Krishtlindja
është sigurisht festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe të atyre
që janë në kufijtë e shoqërisë tonë. Është ky motivi, pse Arkidioqeza e
Tiranë-Durrësit ka vendosur që, në Krishtlindjen e këtij viti, në vend të
pritjes zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë
një drekë për të varfrit në ambientet e Arkipeshkëvisë Tiranë-Durrës”, thuhet
në njoftimin e imzot Frendos.