Berisha- Ramës: S’keni asnjë projekt për qytetarët, në fushata merreni vetëm me opozitën

448
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë seancës së sotme plenare ka akuzuar kryeministrin e vendit Edi Rama dhe qeverinë e tij se nuk kanë bërë asgjë për popullin. Sipas Berishës kjo qeveri nuk ka asnjë projekt për qytetarët, veprat e tyre janë vetëm të këqija.
“Në historinë e këtij vendi kjo është e vetmja qeveri në 2 vjet ka arritur tu tregoj shqiptarëve vetëm kullën e turpit dhe korrupsionit në qendër të Korçës dhe s’ka arritur të tregoj një km rrugë të përfunduar projekt të sajin. S’ka arritur asnjë gjë përveç livadheve të kryeministrisë dhe zyrave të ministrave. Jep për rikonstruksionin e Ministrisë së Brendshme dy herë më shumë se kushton ndërtesa. Është kjo qeveri që shpenzon miliona euro në Kryeministri dhe livadhet e saj. Ndaj nuk bëhen shkolla dhe rrugë. Vendi është drejtuar drejt Surrelit. Rruge s’po ndërtoni, po mbillni vetëm palma. Kjo qeveri nuk ka asnjë projekt për qytetarët. S’ka asnjë lloj mbrojtje dhe interesi ndaj qytetarëve. S’ke investuar asnjë metër kanal vaditje ne Shqipëri dhe sa ke premtuar. Çfarë ke bërë ti kryeministër përveç veprave të këqija. Ke betonizuar Tiranën”, u shpreh Berisha.
Teksa ka mbrojtur kreun e PD-së Lulëzim Basha , Berisha u shpreh se kryeministri i duket si i rrjedhur në fushatë. “Edi si më dukesh ndonjëherë, si i rrjedhur më dukesh në fushata. Del e sulmon opozitën. Për opozitën shkon në fushatë? Ti je kryeministër. Merret me Lul Bashën. Çfarë ka bërë ai? Ka qenë ministër i Punëve Publike ishte promotor jetik për rrugën e kombit. Ishte ministër i Jashtëm ishte promotor i anëtarësimit në NATO. Ishte ministër i Brendshëm realizoi vizat në një kohë kur ti nuk ke shitur as tre tablo të tuat. Cfarë ke bërë ti? Nuk ke bërë asnjë gjë”, tha Berisha.
Sigal