Berisha: Rama propozoi Kosovën për President në 2007-n. KQZ dhe Kolegji, reparte të PS-së

486
Ish-kryeministri Berisha ka zbuluar ditën e sotme se kryeministri Rama, në vitin 2007 ka propozuar për President, kandidatin e tanishëm për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosovën.
Në vitin 2007, Edi Rama e ka prurë si kandidat për President Republike Halim Kosovën. E keni në media, nuk do të thotë gjë dhe jam i bindur se e ka prurë mbi bazën e një vlerësimi. Ai është personaliteti më i kuotuar. Halimi nuk po sulmon, pse e sulmon ky?! Nëse është puna për sulme lista e të zezave të Ramës nuk ka fund, tha Berisha.
KQZ nuk e pranoi dorëheqjen e Altin Bibës, ish-kandidatit të PD-së për Kurbinin dhe regjistrimin e vëllait të Mëhill Fufit, Ilir Pjetrajn.
“KQZ-ja privoi zgjedhësit e Kurbinit nga një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë. Këto janë zgjedhje të tipit monist. Kolegji Zgjedhor ka marrë një vendim si të jetë repart i PS-së. Si mund t’i privosh zgjedhësit nga zgjedhjet? Apo bën zgjedhje? Ti u thua votoni për një kandidat. Ky është monizëm; është turp”, tha Berisha.
Ai shtoi me tej se PD-ja, nuk merr pjesë në zgjedhjet e Kurbinit, pasi kandidati i saj nuk u pranua të regjistrohej. Berisha tha se ky refuzim mund të vinte vetëm kur të ishin përpiluar listat.
“Këtë vendim do ta kuptoja po të ishte bërë ditën e fundit, kur lista të ishte bërë dhe ku nuk mund të prodhohej më. Por këta i kishin të gjitha mundësitë. Kështu, e lanë PD-në jashtë zgjedhjeve”, tha Berisha.
Më tej, deputeti i PD-së shtoi se nuk mund të privohet askush nga dorëheqja e parevokueshme. “Nuk kam dëgjuar kurrë më parë që të kundërshtohet dorëheqja e parevokueshme. Është dorëheqje. Ai ka dhënë dorëheqjen dhe ti i thua, jo nuk e ke dhënë”, vijoi Berisha.
Më tej, ish-kreu i qeverisë dhe ish-kryetari i PD-së tha se këto zgjedhje janë më të implikuarat në historinë e vendit. Berisha foli edhe për “Agon Channel”, sekuestrimin e të cilit e cilësoi si luftë ndaj medias së lirë. Berisha tha se sekuestrime të aksioneve s’mund të bëhen pa vendim gjykate.
Sigal

Sali Berisha i del në mbrojtje pronarit italian të Agon Channel 

TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dale ne mbrojtje televizionit Agon Channel dhe pronarit te tij italianit Francesco Becchetti per te cilin eshte leshuar urdher arresti nderkombetar. Ne nje bashkebisedim me gazetaret, Berisha e quajti kete vendim nje sulm politik te qeverise, duke e argumentuar kete me faktin qe televizoni Agon Channel ka qene kritik ndaj mazhorances. 
Megjithate, ish-kryeministri kerkoi hetim transparent dhe te ndiqen te gjitha procedurat e nese rezulton se qendron akuza e pastrimit te parave, atehere tha Berisha, te sekuestoheshin edhe kompanite e Becchettit dhe te merreshin masat sipas ligjit. 
“Televizioni i cili ka transmetuar në mënyrën më të përsëritur kronikën e sarajeve të Surrelit dhe të Qiparosë. Televizioni i cili me emisionin e tij “Ça thu” u bë tmerri i vërtetë i qeverisë vetëm kohët e fundit emisioni “Ça thu” u faktoi shqiptarëve klonimin e kartave të identitetit, u faktoi regjistrimin në garazhe që nuk ekzistojnë në pallate që janë vetëm karabina të zgjedhësve të Vangjush Dakos të marrë nga fshatrat e Tiranws dhe zona të tjera. Ky televizion u përball me Ramën fuqimisht në të gjithë veprimtarinë mafioze të kreut të qeverisë. Ai nuk pranoi të censurojw lajmin mbi lidhjet kontraktuale të Ajola Xoxës me bosin e rrjetit ndërkombëtar të prostitucionit Dzanashvili. Ky televizion qëndroi me ekipin e tij të vendosur të bëjnë transparencën publikut shqiptar. Të besosh akuzën e larjes së parave kur kjo akuzë formulohet nga çorapja…Çorapja është drejtori aktual i drejtorisë së luftës kundër larjes së parave, i gjithë sistemi doganor e njeh kryefinancierin e PS me nofkën çorapja, se paratë që merrte preferonte t’i fuste jo në qese po në çorape. Ky njeri, rast unik në një vend të lirë, kurrë nga kryefinancieri i PS, nga kryefinancieri i PS u shndërrua në drejtor të agjencisë së luftës kundër larjes së parave, ju garantoj që ai është i aftë për moralin që ka të akuzojë çdo shqiptar politikisht për larje parash. Unë i kam kërkuar prokurorisë ta hetojë, e kam akuzuar atë që flitet se i ka krijuar Dzanashvilit në transfertat e tij të dyshimta, të njoftuara nga banka në një kohë kur ja firmoste prokurat Ajola Xoxa që ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Se ligji detyron çdo noter, çdo avokat që ka dijeninë më të vogël për çdo transaksion ta notifikojë atë në drejtorinë e luftës kundër larjes së parave. Bankat e kanë bërë këtë gjë, kanë njoftuar drejtorinë para se të vinte çorapja aty, kurse kjo asnjëherë. Ky akt i shëmtuar vjen pas dënimit të dy drejtuesve kryesore të dy drejtuesve të PD për shpifje në kundërshtim flagrant me të gjithë gjykimet për raste analoge nga gjykata e Strasburgut. Agon Channel po i çirrte maskën çdo ditë lidhjeve të krimit të Edi Ramës, aferave të pista të kësaj qeverie. Jam që të ndiqet çdo njeri që ka shkelur rregullin financiar, që ka realizuar vërtetë larje parash, port ë jepet arresti në avanc pa verifikuar gjykata, sepse unë nuk mund të besoj denoncimet e çorapes, ato si beson njeri apo të prokurorëve të llojit Troci, nuk i beson njeri ato. Kjo do të thotë prisni se cila do të ketë radhën tani. Ky në fund do të përfundojë vetëm me Filip Cakullin. Ai ka një problem psikik shumë të rëndë, ai është tmerrësisht sensibël dhe vunerabël psiqikisht ndaj kritikave. Ai vetëm se i tha një gazetar i Agon Channel se ka rënë në duart e mafies desh u rrah me të”, – u shpreh Berisha.