Berisha: Rama i kërkoi falje Krichbaum-it në Berlin, por Hahn e nxori bllof

535
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 ka komentuar aktualitetin politik, e veçanërisht rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, si dhe vizitën e kryeministrit Edi Rama për të lobuar në Berlin, një nga vendet skeptike. Përballë moderatores Nisida Tufa, Berisha ka zbërthyer takimin e Ramës me Merkel e deputetë të tjerë të Bundestagut, atje ku sipas tij, Rama shkoi në kushte më të disfavorshme se në 2016. Berisha tha se Rama iu shpalli gjermanëve luftë të ftohtë dhe mori prej tyre përgjigje të prerë: Që Shqipëria nuk ishte ende gati për hapjen e negociatave në qershor, sië raporton “BalkanWeb”.
Sipas Berishës, kryeministri kërkoi falje për sulmet që disa media në Shqipëri i bënë Gunther Krichbaumit, por edhe aty doli bllof, pasi foli për media të lira e detyroi Florian Hahn t’i kujtojë, siç shton Berisha, që mediat që e sulmuan gjermanin ishin media që kontrolloheshin nga Rama.
Një pikë tjetër për të cilën Berisha thotë se Rama gënjeu, ishin deklaratat për Saimir Tahirin.
Sigal