Berisha për “Telegraf”: Deputetët e opozitës që dhanë votat për qeverinë në 2013, ishin për të mos hyrë në kaos.

462
Sigal

Ish-kreu i Partisë Demokratike, deputeti Sali Berisha dje, ka mbajtur qëndrime me 2 standarde, për votat që deputetët, edhe pse të zgjedhur nga një krah politik, më vonë ia japin, kahut tjetër politik. Kështu, Berisha sapo doli nga seanca e Kuvendit ai iu rikthye gjuhës së akuzave ndaj qeverisë dhe maxhorancës, për të cilën tha se qëndron mbi krimin dhe korrupsionin, duke krijuar 3/5 e votave në Kuvend, duke blerë në mënyrë flagrante deputetë, gjë që Parlamenti Europian (PE) nuk e kapërdin. Por, kanë kaluar vetëm 1.8 muaj, kur ai vetë si Kryeministër, mori 3 deputetë nga opozita e atëhershme, për të krijuar shumicën parlamentare, kur nga maxhoranca e tij iku LSI-ja. Berisha u pyet edhe nga gazeta “Telegraf”, ‘nëse votat që dhanë depuetët e opozitës në prill 2013, kur u larguan LSI-ja nga maxhoranca e atëhershme, a nuk janë ekuivalente me votat që deputetët e së djathtës tani i japin maxhorancës’, ai u përgjigji, se nuk është analog kjo votë. “Absolutisht jo, se ato dy vota, mor zotëri, atëherë, u përdorën vetëm për tu futur në zgjedhje dhe për të mos hyrë në kaos. Këta përdorin votat e blera për të instaluar shtetin policor. Nuk ka asnjë lidhje, pse unë çfarë alternative kisha”. Berisha më vonë, në fb e tij uron gjithë shqiptarët. Gëzuar Krishtlindjet! Paqe, dashuri,lumturi dhe bekimin e Zotit për ju dhe familjet tuaja.” Edhe gazeta “Telegraf” i uron Berishës, ish kryeministër dhe ish kryetar i PD-së, festën e Krishtlindjes, dhe jetë e shëndet në punën e tij fisnike si deputet i popullit.