Berisha: Kushtet çnjerëzore për shqiptarët në burgun e Idrizovës

573
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar denoncimin e radhës nga personat dixhital. Këtë herë Berisha ka publikuar denoncimin e fotografit dixhital, ku një fotografi e tij tregon për kushtet jo të mira në të cilat jetojnë shqiptarët në burgun e Idrizovës. 
Shkrimi i plotë i Sali Berishës 
Fotografi dixhital denoncon: Kushtet çnjerëzore për shqiptarët në burgun e Idrizovës. Këtu më poshtë keni foto të dërguara nga qytetari L.D, me të cilën paraqiten të burgosur shqiptarë në kushte çnjerëzore në burgun e Idrizovës në Maqedoni. Duke mos marrë përsipër vërtetësinë e fotos, po e botoj me thirrjen për deputetët shqiptarë në Republikën e Maqedonisë dhe grupe të të drejtave të njeriut të këtij vendi, shoqërinë civile dhe autoritete të tjera të verifikojnë gjendjen e të burgosurve shqiptarë por dhe të tjerë në këtë burg!
Sigal