Berisha ‘kërcënon’ Henri Çilin: Sharlatan, do kesh pasoja të rënda!

464
Nga ‘çadra e lirisë’ ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot publikisht botuesin Henri Çilin se drejton një universitet privat që është kthyer në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste të Nexhmije Hoxhës.
Nga ana tjetër ai ‘kërcënoi’ Çilin, ndërsa theksoi se kur PD të vijë në pushtet nuk do t’i njohë diplomat e universitet në fjalë. Po ashtu, ai i bëri thirrje studentëve që të ngrihen në protestë.

“Ti zotëri, e ke shndërruar universitetin në stok të organeve të krimit shtetëror. I them administratorit të këtij universiteti, të universitetit “Edvin Kristaq Rama”, do kesh pasoja shumë të rënda. Ndaj i bëj thirrje studentëve, tregojini vendin këtij sharlatani! I paralajmëroj se kur të vijë Partia Demokratike në pushtet, do t’i bëjë diplomat të pavlefshme”, pohoi mes të tjerash Berisha.
Sigal