Ben Blushi: Po na tall Europa, referendumi farsë

498
Deputeti socialist Ben Blushi ka folur sërish sot pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, për referendumin e anëtarësisë së PS të dy ditëve më parë.
Në një prononcim për mediat, Blushi akuzoi se rezultati i referendumit është farsë, pasi sipas tij, kutitë e votimit janë mbushur. Ai ka kërkuar procesverbalet e votimit dhe numërimit të votave të anëtarësisë së PS. 
“Sot akoma nuk ka një rezultat të referendumit. Në 365 kuti, nuk dihet ende rezultati i përgjithshëm. Kemi kërkuar procesverbalet e votimit. Në Francë po i kërkojnë presidentit Holande që të bëjë zgjedhje. Ish ministrja e Kulturës tha mos i bëni zgjedhjet si zgjedhjet e socialistëve shqiptarë. Standardi që ne krijuam me këtë referendum, duke i hequr të drejtën e zgjedhjes, Europa po na tall si një parti që nuk bën zgjedhje. Deri tani kam provuar sesa i lirë jam. Kam kërkuar zgjedhje dhe është unike kjo që ka ndodhur sesi një parti, një kongres, më kanë hequr të drejtën e kandidimit. Një referendum që më ka hequr të drejtën e kandidimit”, u shpreh Blushi. 
Sigal