Bejdo Malo: Ollbrajt dhe anti-imperializmi i Paskal Milos

586
Sigal

Çudi?.. Në mes të Prishtinës në zemrën e gjysmës së Shqipërisë m’u duk vetja sikur ishte viti 1982. Këtë rikthim të trishtë ma bëri Profesor Paskal Milo… Ngriva. U trishtova pa masë. Po ç’ndodhi, do të thoni ju miqtë e mi. Miku ynë në çmuar Rexhep Hida, i Shtëpisë Botuese “Fan Noli” promovonte në Prishtinë librin e Madalen Ollbrajt: “Të fuqishmit dhe të plotfuqishmit”. Një promovim dinjitoz. Ajo që më tronditi ishte fjala e Paskal Milos. Fiks viti 1982. Ai kishte për SHBA po atë ide ‘Xhandari i ndërkombëtar i botës’. Kjo e përshkonte tërë fjalimin e tij të shkruar, pasi fjalitë e tij s’ia vlen t’i përmendësh. As vërejtjet e tij esenciale që kishte për autoren Madalen Ollbrajt dhe objeksionet e saj për fillimin e luftës në Kosovë edhe me kontekst të thellë fetar nga Millosheviçi. S’dua të shkoj më tej, se u rrëqetha. Fiks, viti 1982. Librin e kisha lexuar ishte tjetër gjë. U çova dhe shkova në fund të sallës. S’mund ta dëgjojë këtë njeri. Pale pale i paskemi besuar dhe reformimin e Akademisë së Shkencave. Imagjinojeni sa i besueshëm është ai për letrën e Mehmet Shehut, pra vetëvrasjes ku dhe Muho Asllan mavria le 0.1 për qind dyshim që s’e ka shkruar Mehmet Shehu. Pas tij Mikom Zeqo. Tjetër gjë prisja tjetër gjë doli. Më befasoi. Katërcipërisht ndryshe. Diametralisht e kundërta. Edhe pse ateist tha që dy gra kanë punuar për Shqipërinë. E para Nënë Tereza, e dyta Madalen Ollbrajt. Pastaj me një analizë të thellë që dukej se e kishte lexuar librin i shkoi të vërtetës deri në fund. E thelloi këtë të vërtetë Profesor Arian Starova. Ndryshe nga tezat anti-imperialiste të vitit 1982 të Paskal Milos. Ishte një promovim i kuruar me kujdes nga Rexhep Hida. Ashtu siç di t’i bëjë ai. Libri i Ollbrajt pa diskutim është libri më brilant për luftën e përpjekjet e krijimit të shtetit të Kosovës nga SHBA. Me parathënie të Bill Klintonit libri merr një vlerë tjetër. Por çudi si e prishim me njerëz që u ka mbetur ora në 1982. E dhimbshme! Tërë atë magji tek shtatorja e Ibrahim Rugovës, tek Shtatorja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, tek kryeministria e Kosovës, tek Kuvendi i saj, tek Presidenca e saj, tek teatri kombëtar i saj, tek lagjet e saj, tek pedonalja e Prishtinës të ta prishë një anti-imperialist. Por tërë këtë ndjesi që na krijoi Paskal Milo na e lau një shi në kufirin e Edi Ramës Kosovë-Shqipëri. E çuditshme pse kanë shkuar gjërat deri këtu. Një orë për të t’u futur në Kosovë. Them se është kufiri më i ashpër në Evropë. Këtë mendim kishte dhe Moikom Zeqo.