BE do të mbyllë kufijtë me ushtarë

702
Sigal

Udhëheqësit e 16 vendeve: Kampet “hotspots” edhe në vendet jo të BE-së

Dje 16 udhëheqësit e vendeve të BE-së u mblodhën në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit Evropian, për të përcaktuar politikën e Azilit, që duhet të ndjekë BE-ja,por në përfundim të saj, nuk u arrit në ndonjë përfundim konkret dhe as u morën vendime përkatëse. Burime pranë Këshillit të Evropës, bënë me dije për gazetën “Telegraf” se udhëheqësit evropianë pohuan për një takim shumë konstruktiv midis udhëheqësve të 16 anëtarëve të BE-së, pa përplasje dhe pa asnjë qëndrim mohues, për rrugëzgjidhjet që u shtruan. Këto burime të Këshillit Evropian pohuan se në të ardhme, nuk do të diskutohet që nga fillimi problemi I sistemimit të refugjatëve, por do të gjenden mënyra të daljes nga kriza, e cila tashmë ka përfunduar, duhen gjetur rrugëdalje të shpejta. Presidentët e KE dhe të BE-së Junker dhe Tusk, në ditët e ardhshme deri në 28 qershor, në Samitin e Këshillit të Ministrave të BE-së, do të përpunojnë propozimet konkrete për trajtimin e refugjatëve dhe emigrantëve. Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së ranë dakord që duhet të gjenden burimet financiare të 500 milionë euro për vendet afrikane, si edhe të paketës së dytë prej 3 miliardë euro për Turqinë.

Të mbyllen kufijtë e Bashkimit Evropian

Të gjithë udhëheqësit e 16 vendeve të BE-së ranë dakord që duhet të mbyllen kufijtë e vendeve të BE-së, dhe të rritet roli dhe rëndësia e FRONTEX, si edhe të krijohet një organizëm evropian për AZILIN.

Kampet “Hotspots” në vendet jashtë BE-së

Ndërsa platforma e pritjes së emigrantëve dhe refugjatëve është akoma në diskutim. Së pari, duhet të krijohen kampet e tipit “Hotspots”, në vendet jashtë BE-së, në të cilat do të bëhet ndarja e emigrantëve ekonomikë dhe emigrantëve që kanë të drejtën e azilit. Propozimi i Francës dhe Spanjës është, që BE-ja të marrë përsipër krijimin dhe trajtimin e këtyre kampeve “Hotspots” jashtë vendeve anëtare të BE-së

Kryeministri spanjoll Sançes deklaroi se duhet një program evropian për emigrantët dhe do të studiojë propozimin e kryeministrit Italian për emigrantët. Sançes pohoi se udhëheqësit e BE-së gjetën shumë gjëra të përbashkëta në qëndrimet e tyre, dhe nuk do të ketë deklaratë për vendime të marra nga ky takim. Presidenti francez Macron deklaroi se qëndrimet e Italisë janë në dakordësi me të gjithë. Presidenti francez pohoi se funksionojnë zgjidhjet evropiane dhe janë gati që të përballojnë këtë problem. Presidenti Macron pohoi se u hodhën poshtë propozimet që zgjidhjet e emigrantëve të jenë jashtë BE-së. Kancelarja Merkel theksoi se duhet më shumë zgjidhje evropiane, duke kërkuar që të gjitha vendet evropiane të kontribuojnë. Gjithashtu Merkel kërkoi që të arrihet marrëveshje edhe me vendet e tjera, që janë burimi i emigrantëve, sikurse është arritur me Libinë. Emigrantët nuk mund të zgjedhin ata vendin ku duan të mbërrijnë. Në këtë takim u ra dakord që zgjidhjet të jenë të përbashkëta, pasi nuk mund të përballohet problemi, nëse shtetet e tjera nuk marrin pjesë. Kryeministri Italian u shpreh se qëndrimet e Italisë u përkrahën nga të gjithë pjesëmarrësit. Propozimet e Italisë janë, që BE të arrijë marrëveshje me të gjitha vendet nga vinë emigrantët dhe në ato të ngrihen kampe të trajtimit të emigrantëve dhe rikthimin e emigrantëve në vendet e tyre. Të mbyllen kufijtë e BE-së. Të mos jenë më në fuqi vendimet e Dublinit për emigrantët. Dhe çdo vend veçmas do të përcaktojë numrin e emigrantëve që mundet të trajtojë.