Bashkia: Leja ishte e rregullt u dha para bllokimit nga KKT

467
TIRANË – Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Nevila Xhindi përmes një deklarate për mediat ka theksuar se leja e Bashës për shtesë kati në katin e 13 mbi apartamentin e tij nuk është zbatuar kurrë dhe i tashmë i ka kaluar ligjshmëria e zbatimit.
Sipas Xhindit përdorimi i kësaj leje për qëllime politike është një tentativë mashtrimi nga ana e Veliajt.
Në deklaratën e saj Xhindi shton se vendimi për shtesën është publikuar më 12 gusht 2014 në regjistrin dixhital të planifikimit të territorit që kontrollohet nga Edi Rama.
Ndërsa vendimi i KKT nën drejtimin e Ramës bllokoi të gjitha lejet e dhëna nga Bashkitë e Komunat e vendit më 22 gusht. 
Deklarata e plotë e Nevila Xhindit, nënkretarja e 
I dëshpëruar nga refuzimi i përditshëm që po i bëjnë qytetarët e Tiranës kandidati fallco vazhdon të gënjejë me paturpësinë e tij karakteristike.
Gënjen, sepse praktika e lejes për të cilën flet është publike dhe transparente, e botuar me 12 gusht 2014 në regjistrin dixhital të planifikimit të territorit që kontrollohet nga Edi Rama.
Gënjen, sepse praktika është kryer në përputhje me ligjin e urbanistikës, me planin e përgjithshëm vendor dhe ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, pas një korrespondence zyrtare me ILDKP, e cila kontrollohet nga qeveria aktuale.
Gënjen, sepse afati i kësaj leje të pazbatuar ka mbaruar më 1 dhjetor 2014, çka do të thotë se prej asaj date leja nuk është më e vlefshme, dhe leja nuk është vënë asnjëherë në zbatim.
Kryebashkiaku ka të njëjtat të drejta dhe detyrime para ligjit si të gjithë qytetarët e tjerë. Por këtë e ka të vështirë ta kuptojë Edi Rama që ndërtoi vilë 56 metra të gjatë me kursime 3 mijë euro dhe kandidati i tij fallco. 
Mashtrimet bajate nuk e shpëtojnë dot kandidatin fallco nga gjykimi me votë për abuzimet me pushtetin, që nga tenderët për familjarët, vila, e deri tek përdorimi i aseteve dhe fondeve publike për dasma e ahengje.
Nuk i shpëton dot me mashtrime llogaridhënies për mijëra familje që nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e gojës, për mijëra të tjera që i hoqi nga skema e ndihmës ekonomike, për rritjen e taksave dhe çmimit të energjisë elektrike dhe mbylljen e mijëra vendeve të punës.
Gënjeshtrat dhe mashtrimet janë të vetmet produkte fallco dhe të shtirura, si vetë kandidati i frustruar i mirëqenies personale.
Sigal