Bashkëpunim i frytshëm i KLSH në fushën e teknologjisë së informacionit me Institucionet ndërkombëtare të Auditimit

740
Produkti i programit të binjakëzimit të KLSH-së me NIK-un e Polonisë prezantohet në takimin e nëngrupit të Qeverisjes Elektronike të grupit të punës TI të EUROSAI mbi TI, Lisbonë, Portugali. Në datat 18-20 tetor 2017, në Lisbonë të Portugalisë u zhvillua takimi i nëngrupit të Qeverisjes Elektronike i Grupit të Punës TI të EUROSAI si dhe seminari mbi Manualin Aktiv të Auditimit te Teknologjisë së Informacionit. Në takim morën pjesë pjesëmarrës nga Shtetet e Bashkuara, India, Timori, Polonia, Letonia, Estonia, Hungaria, Islanda, Shqipëria dhe Gjeorgjia. Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë takim u përfaqësua nga Kozma Kondakçiu Drejtor i Drejtorisë së Auditimit TI, dhe audituesit Elira Cukalla, Benard Haka, Mehalb Abazaj dhe Agron Opari. Pjesëmarrësit e takimit i përshëndeti Presidenti i Gjykatës së Llogarive të Portugalisë Vítor Caldeira i cili ndër të tjera vlerësoi rolin e veçantë të teknologjisë së informacionit në Auditim ndër të tjera ai theksoi se mjete të tilla janë vazhdimisht në zhvillim dhe lejojnë audituesit nga e gjithë bota për t’u marrë me sfidat e reja që lindin nga përdorimi gjithëpërfshirës dhe kompleks i teknologjive të informacionit në institucione, duke përfshirë sulmet kibernetike, çështje shumë e rëndësishme në shekullit të XXI. Në përfundim të fjalës së tij z. Caldeira i uroi pjesëmarrësit një qëndrim të këndshëm në Lisbonë. Fjala e hapjes raportin mbi ecurinë e projektit të kontrollit të hapësirës së e-Qeverisjes, apo “KUBI-t” zhvilluar nga Grupi i Punës TI i EUROSAI-it, z. Banas Pawel i Këshilltar i Presidentit te NIK-ut të Polonisë theksoi rëndësinë e KUBI-t si një mjet për të lehtësuar auditimet e qeverisjes elektronike. Kubi është i pajisur me një databazë “inteligjente” e ndërfaqe në faqen e web të Internetit të EUROSAI-t për hedhjen e raporteve të auditimit të E-Qeverisjes nga SAI të ndryshme, nga të cilat përdoruesve i krijohet lehtësisht mundësi qasjeje jo vetëm në raportet e SAI-ve për auditimet e qeverisjes elektronike, por edhe artikuj, prezantime, metodologji, dhe materiale të tjera. Ideja e KUBI-t nuk është vetëm të mbledhë burime interesante të informacionit, por edhe t’i ofrojë ato së bashku me analizën bazë. z. Neelesh Sah Kontrollor dhe Auditues i Përgjithshëm i SAI të Indisë theksoi ndër të tjera se Manuali i Auditimit IT vazhdon të jetë i vlefshëm dhe strukturuara e tij paraqitet e pa ndryshuar, por nga ana tjetër ndryshimet në fushën e auditimit sjellin nevojën e shtimit të matricave të reja, procesi i ndryshimit na mundëson një zhvillim dinamik të tij. Me prezantimin “Konceptet e Manualit Activ të auditimit TI” z. Piotr Prokopczyk Drejtor i Departamentit të Auditimit të Shkencës, Arsimit & Trashëgimisë Kombëtare nga NUK-u i Polonisë theksoi se Manuali Activ i TI ka objektivin thelbësor të vënies në praktikë të “Manualit WGITA – IDI mbi Auditimin e TI-së për Institucionet Supreme të Auditimit”, duke ndihmuar audituesin me informata thelbësore për të planifikuar një auditim të TI, mbledhjen e rezultateve dhe shkëmbimin e njohurive. Ky mjet në formën e një prototipi në zhvillim, u lind si ide dhe u zhvillua gjatë procesit të Binjakëzimit të NIK Polak me KLSH-në, ku një rol të veçantë ka pa dyshim z. Banaś Pawel i SAI-t të Polonisë dhe z. Carlos Cardoso Drejtor i departamentit TI në Gjykatën e Llogarive e Portugalisë. Relatori vlerësoi rolin e Drejtorisë së Auditimit të Teknologjisë së Informacionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë në këtë zhvillim si dhe theksoi se mjeti është duke u testuar në një auditim pilot që është në proces. Manuali Aktiv i Auditimit TI është një mjet që mund të shkarkohet nga faqet e INTOSAIT dhe EUROSAI-t për përdorim nga çdo SAI. Nga Panwar Madhav Drejtor mbi Teknologjinë në GAO (SAI i shteteve te bashkuara te Amerikës) të pranishmit u njohën me konceptin dhe praktikat e “plug-ins” që do të veprojnë si përditësime teknike, duke përshtatur manualin Aktiv me ndryshimet e shpejta të mjediseve kompjuterike.Nga Drejtori i Drejtorisë së Auditimit të Auditimit të TI në KLSH z. Kozma Kondakçiu u bë një prezantim mbi zhvillimin e auditimit IT në KLSH si dhe eksperiencën mbi përdorimin e Manualit Aktiv në auditim. Ndër të tjera në prezantim u theksua roli i analizës paraprake në vlerësimin e riskut për planifikimin e auditimit TI, si dhe roli jo vetëm si mjet ndihmës në auditim por edhe ai i trajnimit duke Audituar. Të pranishmit ndoqën me interes prezantimin dhe kërkuan informacione të cilat u shpjeguan në trajtën e bashkëbisedimeve që anëtarët e drejtorisë zhvilluan në këtë takim. Takimi vazhdoi me diskutime rreth perspektivës se manualit dhe detyrat e grupit për zhvillimin e tij ne prridhen afatshkurtër dhe atë afatgjate. Te pranishmit theksuan nevojën e konsolidimit dhe rifreskuar e këtij mjeti, duke e përshtatur atë me një mjedis gjithnjë në ndryshim të informatikës. Nga takimi u la detyrë që pjesëmarrësit të promovojnë këtë mjet dhe të krijojnë mundësi edhe për trajnime me SAI të tjera partnere .Në fund të takimit u vlerësuan projektet dhe fryma e bashkëpunimit midis vendeve pjesëmarrëse të grupit të punës si dhe kontributin e pjesëmarrësve në ngritjen e cilësisë së Auditimit të TI.
Kozma KONDAKÇIU
Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Teknologjisë së Informacionit në KLSH
Sigal