Basha: Rama nxori të lirë Prengën, kërcënon me shkarkim Nishanin

450
Kreu i PD, Lulzim Basha nëpërmjet një deklarate për mediat tha se kryeministri Rama la të lirë Armando Prengën dhe kërcënon me shkarkim Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Deklarata e Bashës
Sa më të mëdha dështimet e korrupsioni, sa më thellë shkon varfëria e papunësia, aq më shumë çirret propaganda e atij që i ka kthyer me kohë kurrizin qytetarëve dhe realitetit, e qëndron mbyllur në salla duartrokitjesh të mbushura me nëpunes që kërcënohen nëse nuk brohorasin udhëheqësin.
Përpara se të ndosë perseri ambjentin me suksese që ekzistojne vetem fantazine e tij te semure, shefi i hajdutëve të koncesioneve e tenderave, kreu sot dy akte të rënda.
Më së pari nxorri krejt të lirë deputetin gangster Armando Prenga që me dorën e tij shkaktoi gjakderdhje brenda ne komisariat, dhe pak më vonë kërcënoi me shkarkim nga detyra Presidentin e Republikës.
Mercenari Prenga, nën akuzë për plagosje e armëmbajtje pa leje, i lirë, Presidenti i vendit nën paralajmërim, sepse ka vonuar dekretimin e zgrapësit Ahmetaj, çarter-kleptokrati që duhet sa më shpejt të nisë punën për koncesionin e TVSH për Olsin.
Këto janë standardet e këtij kryeministri që po kërkon me forcë një fund si të 20 shkurtit.​
Sigal