Basha: Rama-Meta, drejtimi i duhur për oligarkinë që pasurohet ditë për ditë

391
Aleanca për Punë dhe Dinjitet mbylli sot fushatën në Kavajë. Gjatë fjalës së tij kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha e cilësoi Krye3ministrin Edi Rama dhe Kreun e Kuvendit Ilir Meta si piramidën më të madhe të mashtrimit politik. Ai akuzoi qeverinë për mosmbajtjen e premtimeve dhe u bëri thirrje qytetarëve të Kavajës që të votojnë në 21 qershor kandidatin e APPD Engjëll Cara.
“Maratonomakë të lirisë dhe demokracisë bashkë udhëtarë të fitores së Engjell Carës. Kohë të rënda pllakosën këto dy vite Kavajën, Rrogozhinën dhe mbarë Shqipërinë. Në muajt që kaluan jemi parë sy më sy kemi qarë hallet kemi dëgjuar nga goja juaj se si jeta është bërë më e vështirë për të papunët që tani s’kanë më asnjë shans për përkrahje ekonomike. Më e vështirë për sipërmarrjen e vogël sepse janë dyfishuar taksat. Më e vështirë për familjet sepse dyfishuar janë edhe faturat e energjisë. E vështirë është bërë edhe për ata që kanë një vend punë por nuk kanë asnjë siguri që këtë vend pune do e kenë edhe nesër. Nuk ka lekë, nuk ka punë, ky është refreni që dëgjon. Këto i solli dyshja Rama- Meta, piramida më e madhe e mashtrimit politik. Njerëz të pashpirt, e të pabesë që tjetër gjë premtuan dhe në tjetër drejtim shkuan aspo morën pushtetin. Opozita thotë të vërtetën siç e sheh, siç e ndjen. Për ata kërbaçi mbi kokën e të pamundurën rritja e çmimit të energjisë është drejtimi i duhur.”- u shpreh Basha.
Basha theksoi se Kryeministri nuk është asnjë ditë në punë por merret vetëm me baltosjen e opozitës. “Ky nuk është drejtimi i duhur për Shqipërinë dhe shqiptarët por është drejtimi i duhur për oligarkinë që pasurohet ditë për ditë. Në këto zgjedhje kanë refuzuar të flasin për varfërinë dhe papunësinë e lë më të ofrojnë zgjidhje. e dinë mirë këta nastradinë shkaktarë të mjerimit dhe varfërisë. E vërteta e dhimbshme kanë guximin ti diktojnë opozitës mos flasë për varfërinë dhe papunësinë. Mos ofrojnë zgjidhje për njerëzit. Kjo është shkolla e vjetër e diktaturës që lamë pas, dhe këta janë pinjollët e së njëjtës mendësi. Nuk merren me punë, nuk është një ditë në punë kryeministri por gjithë ditën duke sharë dhe duke marrë në gojë opozitën duke sharë duke shpifur duke baltosur. Për këtë e zgjodhëm? Sigurisht jo por e bën që të shurdhojë debatin politik sepse nuk ka zgjidhje për ju. Nuk dëshirojnë që ju të dëgjoni ofertën tonë. Ulje me 25 % e çmimit të energjisë”, u shpreh Basha.
Sigal