Basha: Partnerët na informuan për një skandal tjetër të madh. Reagon Dako: Akuzat ndaj meje, vetëm thashetheme

Basha: Operacioni për arrestimin e shefave të policisë, u dekonspirua nga Xhafa

Pasi zhvilloi një mbledhje për më shumë se një orë me deputetët e grupit, Basha u foli mediave për situatën në vend dhe për planin e veprimit, për të rrëzuar Edi Ramën

Pas një takimi që zgjati për më shumë se një orë me katër deputet të grupit parlamentar, kryedemokrati Lulzim Basha foli me tone të ashpra kundër kriminalizimit të vendit, që sipas tij, ka vetëm një drejtues dhe ai është Edi Rama. Basha e konsideroi skandal dekonspirimin e operacionit për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të policisë. Ai tha se operacionin e policisë e dekonspiroi Fatmir Xhafa. “Rama nuk mund të lejojë arrestimin e njerëzve që do të luanin rol në arrestimin e drejtpërdrejtë të tij dhe Tahirit. Si mundet që Xhafa të lejojë të arrestojë drejtorin e Vlorës, kur ai për katër vite nuk hetoi vëllain e tij. Si mundet Xhafa të firmosë një urdhër për arrestimin e tyre, kur ka katër vite që nuk zbaton urdhrin për arrestimin e vëllait të tij, dhënë nga ndërkombëtarët. Policia e shtetit dhe MB kanë funksionuar si organizatë kriminale me një kupolë kriminale në krye”, tha Basha. Ai shtoi se Vetingu duhet të nisë nga Ministria e Brendshme dhe qeveria dhe këtë sipas tij do këtë do ta bëjë vetëm PD pas largimit të Edi Ramës.“Reformim tërësorë i MB nga ekipe profesionale me integritet dhe të besuara dhe largimi i Ramës. Ky është hapi i parë. Hapi i dytë, procesi i spastrimit të MB dhe Policisë dhe strukturës së lartë qeveritare për të pastruar këtë kancer që ka përfshirë vendin nga çdo ministri duke përfshirë dhe kryeministrin”, tha Basha.

Ai shtoi se inkurajon prokurorinë të çoj deri në fund hetimin për kokat e policisë.
Sipas tij arrestimi i Tahirit është parathënia e një operacioni për pastrimin e politikës nga krimi. “Rama do të bëjë gjithçka për të ndalur arrestimin e policëve të inkriminuar. Ai ka mbështetjen e Xhafës. Në këtë projekt është përfshirë dhe ideatori i kanabizimit të vendit, dhe ky është Edi Rama. PD parashtron si domosdoshmëri largimin e Ramës për të nisur pastrimin e vërtetë të kupolës qeveritare nga krimi. Largimin e Edi Ramës e kemi kërkuar dhe do e kërkojmë me forcë. Do e shtrojmë para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që mund të japin kontributin e tyre për një qeveri antimafia. Sa kohë Rama të jetë në krye Tahiri do bredh në Gjermani , policët nuk do arrestohen dhe krimi do vazhdojë të jetë faktori kryesor i së keqes”, tha Basha. Në fund ripërsëriti edhe faktin se opozita nuk do të lejojë emërimin e një kryeprokurori nga mazhoranca. Po kështu Basha deklaroi se Rama nuk mund të shkarkojë nga detyra kreun e KQZ-së.