Basha i largohet Tiranës, publikon foto me bashkëshorten, ja ku ndodhen

509
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se ka lënë pas për pak orë Tiranën e zhurmshme, akuzat ndaj maxhorancës dhe politikën për të pushuar në veri të Shqipërisë. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet me bashkëshorten e tij, Aurelën në bjeshkët e Tropojës.
“Në Valbonë te Margjeka”, shkruan Basha, ndërsa pas shfaqen malet me borë, që ndonëse jemi ende në tetor është e zakonshme për këto zona.

Sigal