Basha i ankohet BB-së për qeverinë “Prishi kontratat koncensionare”

432
Sigal

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka shprehur përfaqësuesve të Bankës Botërore, shqetësimet e opozitës mbi arbitraritetin e qeverisë dhe përkeqësimin e treguesve të ekonomisë. Sipas Bashës veprime antiligjore nga ana e qeverisë, si prishja e kontratave dhe koncesioneve, prishja e ndërtimeve me leje, mosrespektimi i vendimeve të gjykatave, kanë thelluar pasigurinë ligjore dhe përkeqësuar gjendjen në të gjithë  sektorët e ekonomisë. Më tej bëhet e ditur se ai ka shtuar se qeveria nuk ka asnjë vizion dhe i mungon  vullneti për të marrë masa konkrete ndërsa ka vetëm propagande dhe show mediatik, por asnjë plan konkret në mbështetje të zhvillimit. Kryetari i Partisë Demokratike,shtroi edhe rëndësinë e transparencës duke shprehur shqetësimin për manipulimin e statistikave nga  që publikohen. “Ju inkurajojmë maksimalisht që t’i tregoni shqiptarëve gjithnjë të vërtetën, sfidat dhe rreziqet me të cilat ata përballen”,-theksoi Basha gjatë takimit me përfaqësuesit e Bankës Botërore.