Basha dhe Selami përballë demokratëve të Shkodrës, përplasje idesh

519
Lulzim Basha dhe Eduard Selami ishin para demokratëve të Shkodrës, ku përveç analizës së tyre, morën dhe pyetje nga demokratët. Basha theksoi deformimin e vullnetit të qytetarëve me 25 qershor nga paratë e bandave të drogës dhe makineria shtetërore, dhe u shpreh se PD është bërë sot bartëse e vlerave dhe e moralit e nuk do të bëjë kurrë pakt me krimin.“Ka katër vite që jemi në betejë të përditshme me një pushtet të bërë njësh me krimin, me një pushtet të ardhur përmes krimit e që sundon bashkë me krimin. Nga dekriminalizimi, tek beteja kundër drogës që është një projekt i pastër politik i Edi Ramës, për të fshehur dështimin e tij ekonomik dhe për të përgatitur tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve, e deri tek beteja për zgjedhje të lira e të ndershme, kauzat tona janë provuar jo vetëm si kauza të drejta e të rëndësishme, por më jetiket sot për Shkodrën e për mbarë Shqipërinë. 25 qershori e provoi këtë katërçipërisht”, tha Basha. Ndërkohë nga ana e tij Eduard Selami, kandidatii vetëm përballë Bashës, u shpreh se tashmë është momenti që nëse do të duam të kthehemi tek ditët më të mira, duhet të funksionojmë në mënyrë demokratike. “Unë jam nga ata që e shoh problemin tek vetja, se kundërshtari këtë punë ka. Jo vetëm kaq por edhe avantazhet që ka kundërshtari. Ne duhet të ulemi dhe të shohim se si duhet t’ia heqim nga dora. Se në qoftë se ne mendojmë që shitblerja e votës, qe arsyeja kryesore e humbjes, mendoni ju se kjo në zgjedhjet e ardhshme do të bjerë?! Jo. Diskutimi dhe debati ynë duhet të bëhet se, si ta shmangim këtë problem. Në këtë pikë unë mendoj që ne duhet të bëjmë një analizë serioze. Nëse duam edhe njëherë t’i rikthehemi momenteve, ditëve më të mira, ne duhet të funksionojnë në mënyrë demokratike siç nuk kemi funksionuar. Ne krizë emrash dhe liderësh në Partinë Demokratike, sepse ne jemi mbyllur”, tha Selami. Ndërkohë në Shkodër pati edhe një situatë të pakëndshme, ku mbështetës të Lulzim Bashës u përplasën me ata të Eduard Selamit.
Sigal