Babai i Alvinit: Falenderoj presidentin Meta për ndihmën

138

Babai i Alvin, Afrim Berisha ka folur sot në emisionin “Open”  për përpjekjet për lirimin e djalit të tij nga kampet e refugjatëve në Siri.
Afrim Berisha ka falënderuar falënderuar autoritet shqiptare dhe veçanërisht Presidentit Ilir Meta për kontributin e tyre në kthimin e djalit të tij në Shqipëri.
Ai u shpreh se me kreun e shtetit ka komunikuar disa herë lidhur përpjekjet që po bëheshin për Alvinin.
“Falenderoj shumë shumë Presidentin e Republikës, Ilir Meta për ndihmën që na ka dhënë. Presidenti Meta më ka thanë, do bëj të pamundurën për ta kthyer. Më prit dy deri ne tre ditë, më tha. Kryeministrit i kam shkruar dhe më ka kthyer përgjigje, duke më thënë që po punohet- tha Afrim Berisha.