Atdheu i plaçkitur dhe i shitur në ankand, ka mbetur vetëm Flamuri Kombëtar

519
Sigal

Kush janë qeveritarët shqiptarë që në 28 vite i kanë shitur pasuritë e vendit tek të huajt, jo për të zhvilluar ekonominë, por si pazar për t’u pasuruar për vete. 9 kushtet gjermane, a e ngatërroi Rama listën e të kërkuarve të Interpolit me atë të deputetëve dhe kryebashkiakëve, kthimi i vendit nga hambari i grurit në atë të hashashit, fotoja 80 mijë USD, e denjë për Gines dhe 80 mëkatet e politikës

Shtetarët në këto 28 vite i kanë shitur pasuritë e vendit tek të huajt jo për t’i zhvilluar ekonomia, por si pazar për t’u pasuruar për vete


Deri tani, vetëm shitje e shkatërrim i vendit…

Deri tani, ka pasur vetëm shitje e shkatërrim të këtij vendi në çdo cep e nëçdo sektor dhe asnjë përfitim, asnjë ndryshim, por “rënie kokë poshtë” drejt “humnerës” ekonomike. Parajsa e deklaruar dhe e premtuar për shqiptarët është realitet, vetëm për kastën politiko-shtetërore dhe agallarët e pasuruar me mbështetjen e tyre. Kjo kastë miliardësh në llogari bankare e pasuri fizike, përbën vetëm 5% të popullsisë së mbetur në këtë vend të boshatisur prej “kolerës” së emigrimit, për shkak të denigrimit moral, ekonomik, social, ligjor e administrativ, që politika e mbrapsht e anti-shqiptare, u ka bërë dhe vazhdon t’u bëjë vlerave profesionale, intelektuale e njerëzore të këtij vendi! E sikur të mos mjaftonte denigrimi i shoqërisë, prej 27 vitesh, pasuritë kombëtare janë bërë e po bëhen pasuri të të huajve të përzgjedhur e rekomanduar nga mafia rajonale, evropiane e botërore, klientë pazaresh të shtetarëve e politikanëve tanë, me synim pasurimin dhe sundimit e tyre të përjetshëm e të trashëguar në Shqipëri. Janë shitur e janë dhënë me koncesion gjithë sektorët e ekonomisë, shërbimet publike kombëtare e komunitare, sektorët strategjikë e gjithçka u është kërkuar dhe u ka sjell përfitime. Vetëm Monumenti Skënderbeut ka mbetur ende pa u shitur, por, nëse edhe sheshi i ri i Tiranës, dot të jepet me koncesion, brenda këtij sheshi gjendet edhe monumenti e, për rrjedhojë… është i shitur, si çdo pasuri kombëtare, që është bërë viktimë e politikanëve dhe shtetarëve tanë, të cilët kanë vepruar e po veprojnë si kaçakë-hajdutët dhe xhambazët e pazareve të 200 viteve më parë. Çfarë ndodh? Për të marrë borxh një “thes” me dollarë, shesin një minierë. Për të marrë një vlerësim pozitiv për qeverisjen, falin një spital. Për të garantuar bursa studimi për fëmijët, falin një aeroport. Për të siguruar një vilë në plazhet e botës, falin nëntokën e bakrit, plazhet, malet, fushat, kalatë historike, monumentet e kulturës, lumenjtë, naftën, ajrin dhe detin. Për të shtuar pasuritë e tyre për 10 breza, pranojnë plehrat e importit dhe lejojnë sondat e huaja të na marrin naftë e gaz në detin shqiptar! Për të dalë në fotografi me liderët e botës, përdorin lekët e pensioneve të jetimëve e invalidëve, falin troje në vijën bregdetare, kapin licenca lojërash fati për 50 vite aktivitet pa taksa! Të rekrutuar nga individët e krimit në kërkim ndërkombëtar, i kthejnë ata në Shqipëri, u japin koncesione e biznese dhe i “gradojnë” deputetë, ministra, këshilltarë qeverie, drejtorë, anëtarë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, drejtues të lartë në ekonomi, financa shteti, pushtet lokal, në drejtësi, në shërbimin sekret, në ushtri e polici, duke i përdorur për marrje e mbajtje pushteti! Nëse bën “inventarin” e ekonomisë kombëtare, rezulton se Shqipërisë nuk i ka mbetur asgjë përveç ministrave, deputetëve, administratës publike, partive politike, zyrave të shtetit. Më saktë, pas nxjerrjes dhe shitjes së vendit në ankand kombëtar e ndërkombëtar, shqiptarëve u ka mbetur varfëria, xhungla sociale, “koka nën thundrën” e politikës. Ndërsa Shqipërisë, i ka mbetur vetëm Himni dhe Flamuri Kombëtar, të cilët u këndohen e valëviten me hipokrizi e tallje, politikanëve sa herë vijnë të huajt…


Samiti i Triestes dhe realiteti shqiptar

Samiti i Triestes, nuk i dha asnjë kacidhe mbështetje financiare, mbasi e di që Shqipëria nuk prodhon asgjë, mbasi e di që shtetarët shqiptar i vjedhin fondet e investimeve. BE që i njeh deri “qelizë” politikanët shqiptarë, nuk u dha asnjë shpresë për hapjen e negociatave, mbasi e di mirë që nuk punojnë për integrimin e vendit, ndaj dhe kryeministrin që shkoi në këtë Samit me atlete të bardha e përcolli me “këpucë të kuqe”! BE dhe bota e konsiderojnë Shqipërinë një “arrë të shkundur” që nuk prodhon dot më, ndaj dhe e kanë lënë të vetë-zhbëhet nga politikanët dhe shtetarët e saj, të ndërrojnë pushtete me mirëkuptim në çdo 4 e 8 vite, të super-pasurohen dhe të mbajnë fjalime false para popullit që vazhdon e beson dhe e duartroket

 

 Bundestagu i flet gjermanisht Ramës, nëpërmjet 9 kushteve për hapjen e negociatave

Parlamenti gjerman votoi më 26 shtator për çeljen e negociatave. Për Shqipërinë u vendosën 9 kushte, ndërsa për Maqedoninë e Veriut negociatat të fillojnë që në janar.

1– Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese

2– Miratimi i reformës zgjedhore;

3– Implementimi i reformës zgjedhore;

4– Ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;

5– Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;

6– Vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,

7– Rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”;

8– Përparime në reformën e administratës publike;

9– Sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

 

Rama ngatërron listën: Të kërkuarit e Interpolit i propozon për kryebashkiak dhe deputet

 

Elita e inteligjencës kombëtare ku pa dyshim ajo e së majtës është në një numër shumë më të madh, është hedhur në rrugë ose është detyruar të marrë valixhet dhe të arratiset, pasi shkolla po përdhoset, auditorët po boshatisen, ekspertët dhe shkencëtarët po arratisen, infermierët, mjekët, inxhinierët, specialistët e deri tek berberët, mekanikët, këpucarët, rrobaqepësit po ikin nga sytë këmbët, pasi pushteti i ngritur nga Rama ka rënë në duart e horrave, maskarenjve dhe çakejve.

Në kuvend, në këshillat bashkiakë, kryebashkiakët, drejtorët janë me rekorde kriminale aq sa njerëzit tallen dhe ironizojnë duke thënë, se krye/rilindësi Edi Rama ka ngatërruar listën e të kërkuarve të Interpolit me atë të intelektualëve dhe shpresës së vegjëlisë.

 

Shqipëria nga hambari i grurit në kohën e Enverit, në hambarin e hashashit në kohën e Ramës

 

Sipas DASH, Shqipëria në këto 6 vitet e fundit u shndërrua në hambarin e hashashit dhe qendrën e trafikut ndërkombëtar të drogave të forta. Në Shqipëri grupet kriminale kanë marrë përsipër të mbulojnë vendin me kanabis, ta shkëmbejnë atë me heroinë dhe heroinën me kokainë.

 

 

Edi Rama, zyrtarisht nën hetim. Ja akuzat penale për foton me Obamën

 

Dyshimet për implikimin e Edi Ramës në kontributin e paligjshëm, prej 80 mijë dollarësh, për një foto me Barack Obamën do të verifikohen edhe nga prokuroria shqiptare. Avokati Azzarello tha se Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë ishte porositësi i pagesës për takimin me Obamën. Prokuroria e Përgjithshme do të hetojë kryeministrin Rama, mbi tre shkelje penale:

1-Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

2-Refuzim i deklarimit, mosdeklarimit, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë.

3-Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Ja çfarë na ka bërë politika…

1, Soros na cakton ministrat dhe deputetët;
2. Gjermania na shuan zjarret në pyje;
3. Greqia na ruan qiellin;
4. Rusia na sjell gazin;
5. SHBA na vesh ushtrinë;
6. Soros na harton dhe na financon ndryshimet në Kushtetutë;
7. Gjermania na sjell programet ekonomike elektorale;
8. India na sjell plehrat kimike për bujqësinë;
9. OBSH na urdhëron kur të bëjmë vaksinat;
10. Venecia na miraton ligjet e reformës në drejtësi;
11.ODIHR na tregon si të zbatojmë ligjet;
12. Bolonja na sjell modelin universitar;
13. “EUROPOL” na trajnon policët;
14. Italia na merr edhe kripën natyrale;
15. Franca na merr ziftin në Selenicë;
16. Festat kombëtare i kremtojmë me këngëtarë serbë e grekë;
17. Greqia dhe Italia na marrin mermerin;
18. Të huajt na shfrytëzojnë shërbimin telefonik celular;
19. Të huajt na administrojnë dhe komandojnë sistemin bankar;
20. Të huajt na kanë marrë koncesionet në shëndetësi;
21. OSBE dhe Banka Botërore, na përcaktojnë fondet e zhvillimit të bashkive;
22. Mali i Zi na cakton nivelin dhe kufirin e ujërave;
23. Soros na kualifikon, financon dhe komandon mediat;
24. OSBE na jep udhëzime e urdhra për reformën në administratë;
25. FMN na cakton se sa duhet të jenë pensionet, pagat dhe se kur duhet vendosur minimumi jetik;
26. Banka Botërore, na cakton se ku dhe kur duhet të bëhen investimet;
27. Italia na merr pyjet;
28. Austria na merr lumenjtë për HEC-e;
29. BE na cakton se kur duhet të bëjmë eksporte bujqësore;
30. OSBE, BE dhe KiE, na komandojnë zgjedhjet parlamentare e lokale;
31. Të huajt na komandojnë Ekipin Kombëtar të Futbollit;
32. Turqia na ka marrë shërbimin e telefonisë “fikse”;
33. UNESKO na përcakton zonat muzeale;
34. OSBE na bën listën me të korruptuarit në drejtësi,
35. Arabia na sjell karburantet
36. Naftën në detin e Durrësit, na i merr firma australiane “SAN LEON”,
37. “Bankers” na merr naftën në Fier-Patos,
38. Planet rregulluese të qendrave të banuara dhe zonave turistike, na i bëjnë të huajt,
39. Greqia na komandon Kishën Ortodokse Autoqefale,
40. Trieste na përcakton financimet e zonës ekonomike rajonale,
41. Serbia na sjell miellin për bukë,
42. Brazili na sjell mishin dhe pulat kancerogjene,
43. Bota na merr e nuk na kthen studentët e ekselencës,
44. Japonia na sjell grandet për bujqësinë,
45. Maqedonia na sjell 90% të produkteve ushqimore,
46. Austria na e nxjerr dhe na merr kromin,
47. Gjermania na merr mjekët e specializuar,
48. Turqia na kam marrë ish-Kombinatin Metalurgjik, na sjell e na shkrin skrapin,
49. Vendet e BE na imponojnë blerjen e ilaçeve të skaduara,
50. Franca na prodhon Pasaportat dhe Kartat e Identitetit,
51. Zvicra na kolaudon automjetet,
52. Greqia na zapton me dhunë troje, për të ngritur varreza false ushtarësh grekë,
53. Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, na i komandojnë të huajt,
54. Laboratorët mjekësorë i kanë privatizuar grekët dhe serbët,
55. Portin Detar në Durrës, na i komandojnë gjermanët,
56. Kantierin e ndërtim-riparimit të anijeve, na i komandojnë turqit,
57. Katër HEC-e në veri-lindje dhe në jug, i kanë blerë turqit,
58. Tekstet e gjuhëve të huaja për arsimin para-universitar, na vijnë nga jashtë shtetit,
59. Doganat na i kontrollojnë të huajt,
60. Edhe Obeliskun për 100-vjetorin e Pavarësisë, na i bënë të huajt,
61. Këshilltarët e qeverisë, janë të gjithë të huaj,
62. Sondazhet për zgjedhjet parlamentare e lokale, na i bëjnë të huajt,
63. Hashashin na e zbulon Italia nga ajri dhe e kap në det,
64. Turqia na nxjerr e na merr bakrin, argjendin dhe arin,
65. Turqia na sjell veshjet “Gabi”,
66. FAO na përcakton se çfarë cilësie mielli, duhet të përdorim për bukë,
67. Të huajt na vlerësojnë punën e qeverisë,
68. Bullgaria na sjell letrën për gazeta,
69. Bankat dhe “gropat e zeza” financiare (kompanitë offshore) në Qipro e Panama, na fshehin e pastrojnë miliardat e vjedhura të shtetarëve tanë,
70. Edhe gjuetinë në pyjet tona e shfrytëzojnë të huajt,
71. Uniformat e policisë na i qepin grekët,
72. Austria ka marrë “Lotarinë Kombëtare”,
73. Edhe punësimi në shtet, pranohet vetëm me diploma të huaja,

  1. Italia na ruan detin,
  2. Parlamenti Evropian, na cakton se cilët komunitete do trajtohen me strehim,
    76. BE na detyron të pranojmë importin e plehrave (sipas kryeministrit),
    77. Holanda na detyron të lejojmë martesat meshkuj-meshkuj dhe femër-femër,
    78. Rritjen e përqindjes ekonomike, na përcaktojnë të huajt,
    79. Medaljet dhe dekoratat shtetërore, na i prodhon Turqia,
    80. Franca na dekoron kryeministrin me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit!?
    (Me këtë realitet dhe batërdi (anti)kombëtare, a mund të kemi një qeveri “Legjion Nderi”?!)