Artikulli keqinformues mbi votën në OKB, sqaron Presidenca: Nuk kemi patur asnjë informim apo konsultim nga MEPJ

449
Institucioni i Presidencës ka reaguar lidhur me votën e Shqipërisë për rezolutën në OKB. Përmes një reagimi për mediat, nga Presidenca theksojnë se “Nuk ka patur asnjë informim dhe konsultim paraparak nga MEPJ dhe zyrtarë të saj në drejtim të kabinetit të Presidentit të Republikës për votimin në OKB.
Në reagim thuhet se Presidenti Meta është njohur me votën e Shqipërisë në OKB vetëm përmes mediave online.
REAGIMI I PRESIDENCËS
Sot, rreth orës 12:00, portali “lapsi.al”, ka publikuar një artikull me titull “Vota në OKB/ Si gënjeu Ilir Meta në letrën për Donald Trump”.
Duke patur të qartë prapavijën qëllim keqe dhe dizinformuese të këtij lajmi, jo të rastësishëm, Zyra e Shtypit e Presidentit sqaron edhe njëherë se:
Nuk ka patur asnjë informim dhe konsultim paraprak nga MEPJ dhe zyrtarë të saj në drejtim të kabinetit të Presidentit të Republikës për votimin në OKB.
Vetëm disa minuta para votimit, Drejtori I Kabinetit të Presidentit, z.Arben Cici I katelefonuar me inisiativën e tij për shkak të sensibilitetit të çështjes, Drejtorit të Përgjithshëm Politik në MEPJ, z.Ferit Hoxha për t’u njohur me vendimin për mënyrën e votimit të Shqipërisë në OKB, nga I cili ka marrë përgjigje që “Nuk ka ende një vendim por po vazhdojmë konsultimet”, por jo me kabinetin e Presidentit.
Pak minuta më vonë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z, Ilir Meta është njohur me qëndrimin e Shqipërisë në OKB vetëm perms mediave online, ashtu si gjithë qytetarët e vendit.
Për informacion më të saktë njoftojmë se Drejtori I Kabinetit në Presidencë, z. Arben Cici ka marrë një njoftim me sms nga Drejtori I Përgjithshëm Politik në MEPJ, z. Ferit Hoxha, vetëm në orën 18:24, rreth dyorë e gjysëm pas votimit, me një “Pro” rezolutës”.
Nuk ekziston asnjë komunikim tjetër I mëparshëm midis Kabinetit të Presidentit me MEPJ dhe shërbimin diplomatik.
U detyruam të bëjmë këtë sqarim të detyruar, për shkak të rëndësisë të vecantë të kësaj cështjeje dhe transparences ndaj opinionit publik, këtij keqinformimi tërësisht të qëllimtë, jo professional dhe manipulues për opionin publik, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Sigal