Arrestimi i Shullazit, Tahiri: Askush nuk është mbi ligjin

480
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka hedhur poshtë të gjithë zërat se policia është përplasur me Prokurorinë për arrestimin e Emiljano Shullazit. Në një prononcim për mediat ai tha se “Unë nuk di që të ketë një përplasje të policinë me prokurorinë dhe as anasjelltas. Policia dhe Prokuroria kanë dhënë prova që dinë të bashkëpunojnë, të bëjnë ç’është e mundur për të vënë para përgjegjësisë ata që shkelin ligjin. Mos i fryni një fabule që nuk ndihmon kërkënd. Nuk është interesante për publikun se çfarë ndodh në marrëdhëniet mes Policinë dhe Prokurorisë për sa kohë që bashkëpunimi im me Prokurorin e Përgjithshëm është mjaftueshmërisht i mirë për të çuar para përgjegjësisë ligjore ata që shkelin ligjin”. “As Shullazi dhe askush tjetër nuk është mbi ligjin. Për rastin konkret të Shullazit, Policia ka bërë detyrën një më një duke respektuar çdo kriter ligjor”. Duke iu përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për lidhjet me Shullazin, Tahiri tha se SHQUP-i duhet të flasë për rastin e Xhelal Mziut, i cili nga gjykata e shkallës së parë është dënuar me burg për korrupsion.  
Sigal