Përkrahësit e Vetëvendosjes mbushin sheshin në Prishtinë, Albin Kurti i përshëndet nga ballkoni i qeverisë: Duam zgjedhje! (FOTO)

354
Sigal

Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje dolën sot pasdite në Prishtinë për të kërkuar zgjedhje të reja.

Tubimi i përshatur sipas masave të Covid 19, vjen një ditë para se Gjykata Kushtetuese të shprehet për dekretin e Presidentit Hashim Thaci për mandatimin e qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hoti. Albin Kurti doli në ballkonin e qeverisë për t’i mbështetur njerëzit që kishin dalë në shesh.

Kurti shoqërohej nga disa deputetë të Vetëvendosjes. Qeveria Kurti u shkarkua në Kuvend pas mocionit të mbështetur nga opozita dhe partneri në koalicion, LDK-ja.