Anëtarët e KQZ-së emërojnë Denar Bibën si zv/kryetar

447
Denar Biba është emëruar zëvendëskryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai u miratua me 7 vota, pra të të gjithë anëtarëve të Komisionit.

Biba vjen në detyrën e zv/kryetarit pas shkarkimit të tij nga posti i kryetarit të KQZ nga ana e Kuvendit të Shqipërisë dhe emërimit në këtë post të Klement Zgurit, që vjen nga radhët e opozitës.

Ndryshimet në drejtimin e Komisionit erdhën pas marrëveshjes midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, që i dhanë fund ngërçit politik disamujor në vend.
Sigal