Ambasadori i SHBA: Asnjë përpjekje për të na frikësuar s’do na pengojë

412
“Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë” shkruhet në një deklaratë të ambasadorit amerikan Donald Lu e cila është postuar në faqen zyrtare të facebook të Ambasadës Amerikane në Tiranë
Lu thotë se SHBA ka marrë angazhimin dhe do të monitorojë çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi dhe se ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor.
Postimi i ambasades amerikane
“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhmi përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim.”
Ambasadori Donald Lu
Sigal