Ambasadori amerikan Donald Lu i shkon kryeministrit Rama në zyrë

445
Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu i është drejtuar godinës së Kryeministrisë paraditen e sotme për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Kreu i delegacionit amerikan në vendin tonë është parë të hyjë në Kryeministri rreth orës 11:00.

Nuk dihen arsyet e takimit të kryeministrit Rama me ambasadorin Lu, por mendohet që temë e bisedës të jenë zhvillimet politike në vend pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.
Sigal