Aksionet politike të PD-së pas Kuvendit Kombëtar

547
Kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi dje Grupin Parlamentar të PD-së dhe parashtroi detyrat e mëtejshme, pas Kuvendit Kombëtar. Dje u vendos bojkotimi i komisioneve të përhershme parlamentare, sepse është e papranueshme që protestuesit kuksianë të jenë në burg, ndërkohë ish-ministri Tahiri të vazhdojë të vijë në parlament. Por, ndërkohë, ligjvënësit demokratë do të jenë të pranishëm në komisionin hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, por edhe në atë të reformës zgjedhore. Gjithashtu grupi parlamentar i PD-së ka vendosur mbështetjen e protestave qytetare, ndërsa deputetët e opozitës do të angazhohen në takime me qytetarët në të gjithë vendin. Kryetari Lulzim Basha ka folur për publikimin e një skandali në muajin maj, që sipas tij do të tronditë ekzistencën e qeverisë. Basha i ka lënë në enigmë, deputetët ndërsa nuk ka dhënë informacion për çfarë dhe me kë lidhet ky skandal i pretenduar. Lulzim Basha, ka informuar gjithashtu grupin parlamentar se brenda kësaj jave do të shpërndahet udhëzimi për ristrukturimin degëve. PD-ja pritet që të futet në një proces zgjedhor nga seksionet, grup-seksionet e deri tek kryetarët e degëve. Por krahas këtyre zhvillimeve Basha u ka kërkuar deputetëve që artikulimi politik të fokusohet tek çështja “Tahiri”, lirimi i të burgosurve për protestën e Rrugës së Kombit, dhe mbështetja e qytetarëve dhe grupeve të interesit në protesta të ndryshme.
Sigal