Ahmetaj ironi me ministren e re: Kur isha në vendin tënd…

494
Sigal

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, tashmë kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka ironizuar ministren që i zuri vendin, Anila Denaj.

Kjo e fundit ka marrë pjesë në mbledhjen e komisionit, për diskutimin e aktit normativ për buxhetin 2018. Teksa u është përgjigjur pyetjeve që i janë drejtuar nga anëtarët e komisionit, Denaj në një moment merr fjalën për t’iu përgjigjur Senida Mesit, ish-zëvendëse kryeministre. Por, në këtë moment ka ndërhyrë Ahmetaj, i cili i ka tërhequr vëmendjen. Ai i ka thënë se kur ishte në vendin e saj merrte leje dhe pyeste se a mund të fliste.

Nga ana tjetër Anila Denaj u përgjigj se ai ka të drejtë dhe se do e mbajë shënim këtë që ai tha.