Agroni vëllai i Fatmir Xhafaj, akuzohet për trafik lëndësh narkotike

154

Opozita ka më shumë se një muaj që bllokon seancat parlamentare dhe komisionet parlamentare, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke e akuzuar, sepse me pushtetin e tij, si deputet i maxhorancës, si kryetar i Komisionit Parlamentar të Çështjeve Ligjore, por edhe si ministër i Brendshëm ka ndikuar në mos ekstradimin e vëllait të tij në Itali për të kryer dënimin me burg, sipas vendimit të formës së prerë të gjykatave Italiane. Me anën e një audio-përgjimit, të publikuar nga PD-ja, vëllai i tij akuzohet se ka kryer veprimtarinë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës edhe tani, duke u favorizuar nga pushteti i të vëllait të vet, që është ministër i Brendshëm.