Agron Duka këshillon Erion Velinë: Dil më pak në media dhe puno më shumë

431
Në një status në faqen zyrtare në facebook, ish Minsitri i Bujqësisë dhe deputeti për disa mandate në Durrës, Agron Duka konteston daljet e shpeshta në televizion të kryebashkiakut të ri të Tiranës dhe i sugjeron që të dalë sa më pak dhe të bëjë më shumë punë. Ja satusi i plotë i deputetit Duka:
“Gjella me kripë dhe kripa me karar. Kryetari i bashkisë së Tiranës flet për…”, “Erion Veliaj sot në mbrëmje në Ora News…”, “Erion Veliaj në News 24…”, “Erion Veliaj mbledh administratorët…”, “Erion Veliaj…”, “Erion Veliaj…”. Pash Zotin, nëse të bie rasti të lexosh këto rreshta, të them sinqerisht edhe për të mirën tënde: Mundohu të dalësh më pak në media se krijon vërtet bezdi! Lërja qytetarëve të Tiranës të vlerësojnë punën tënde e të ekipit tënd mos të të hajë meraku se ata nuk e marrin vesh kur bëhet një rrugë, një spital apo çerdhe as kur ambienti mbahet më pastër…në fund të fundit ata e kuptojnë shumë më mirë se ju kur jetojnë më mirë. Unë e kuptoj që disa gjëra duhen thënë edhe në media sepse ndikojnë në realizimin e objektivave, por kur kjo kthehet në qëllim në vetvete nuk sjell asgjë të mirë veçse bezdi të madhe e cila gati-gati kthehet në alergji. Shpesh ndodh që kur ti del disa herë brenda ditës, shikuesve u fillojnë të dridhurat dhe kërkojnë me padurim telekomandën e televizorit apo u shmangen kioskave të gazetave kur nga larg shohin të publikuar foton tënde. Ndonjëri mund të thotë që natyrisht “armiqtë” kështu do të thonë. Por të jeni të sigurtë që unë nuk jam “armik” i Erionit. Përkundrazi! Ne kemi bashkëpunuar në hartimin e programit të PS e mund t’ia thoja edhe atij direkt, nëpërmjet celularit mendimin tim, por mendoj që situata ka kaluar çdo kufij dhe ndoshta na ndihmojnë edhe mediat që të mos kemi alergji nga televizionet dhe gazetat. Me shpresë të më kenë mirëkuptuar dhe respekt, Agron Duka”. 
Sigal