8 orë zyrë, 8 orë fushatë. Ministrja: Zbatoj urdhrin për administratën

45
Urdhri i kryeministrit që ndalon administratën të marrë pjesë në fushatë, shtrihet në të gjithë nivelet. Në një intervistë ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tregon se e zbaton atë duke qëndruar 8 orë në zyrë për të dalë në fushatë gjatë pasdites edhe pse është e para në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në kryeqytet. Sipas Gjoshës ndarjen e fushatës nga puna zyrtare ajo e zbaton vetë për të dhënë shembullin dhe natyrisht e kërkon nga gjithë stafi që ka në ministri. Ndërsa në ministritë e drejtuar nga ministrat teknikë të Partisë Demokratike janë shënuar rastet e para të pezullimit nga detyra të punonjësve të përfshirë në fushatë elektorale.