Prof. Tritan Kalo/ Kur grabitja e fondeve pulike shitet si mirëmenaxhim

580
Koncensionet sidomos për “check-up”. Në shkrimet e mia i jam adresuar disa herë kësaj rubrike, fondemarrëse, fondegërryese e fondevrasese të fondeve të përcaktuara, për mirëfunksionimin e Shëndetësisë Publike Shqiptare, pa qenë aspak “injorant, primitiv apo barbar” (E.R.), sikundër jemi cilësuar ne kundërshtuesit e tij, apo të konçensioneve të tjera në këtë lëmi… Me 120 milionë eurot e caktuara për një shërbim të tillë, shumë të reklamuar dhe aspak të domosdoshëm në mënyrën e lëvrimit të tij, MUNDEJ të bëhej një “revolucion i mirfilltë” në strukturën si dhe në numurin e pajisjeve të laboratoreve të Spitaleve Rajonalë dhe të QSUT-së, duke lënë një gjurmë afatgjatë mirinvestimi në këtë sektor të mirëkujdesjes shëndetësor ndaj popullatës…

 Për realizimin e “Check-up” shfrytëzohen mjekët e personeli tjetër të Sektorit të Shërbimit Parësor, infrastruktura e tij dhe ata që e organizuan dhe po e mirorkestrojnë këtë grabitje të fondeve publike vijojnë të na mbushin mëndjen se po sjedhin një risi, si dhe po lejnë gjurmë investimesh afatgjata në kryerjen e ekzaminimeve laboratorike… Pajisjet për “këto laboratorë që po na i ndërtokan”, në funksion të “check-up” jashtë strukturave ekzistuese laboratorike të Kujdesit Parësor, kanë një kohë amortizimi 5 – vjeçar dhe në hapsirën 10 – vjeçar të këtij konçensioni ato do të amortizohen plotësisht dy herë dhe në fund të tij asgjë e vlefshme nuk u mbetet strukturave publike… Shpenzimi më i madh në një ekzaminim laboratorik pas blerjes së pajisjes për kryerjen e saj, janë reagentët… Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, ku realizohen ekzaminimet e shumicës së të sëmurëve terciarë të Republikës i planifikohen 0.5 milion eruro në vit për këta reagenët… Po me 120 milionë euro të “check-up”, sa laboratorë të tillë do të mirëpajiseshin dhe do të mirëfurnizoheshin rregullisht me reagentë dhe jo në mënyrë të çrregullt sikundër ato furnizohen sot, jo vetëm duke kursyer fonde të mëdha të Shëndetësisë Shqiptare, por duke përforcuar të gjitha laboratoret e spitaleve rajonalë, si dhe duke zgjeruar gamën e ekzaminimeve në to etj, etj… Kur grabitja e fondeve pulike na shitet si mirëmenaxhim i tyre, këtu për mua nuk mban “shumë ujë pilafi” dhe unë nuk mundet ta ul pragun e inteligjences sime qytetare dhe profesionale, për hir të konformizimit me fitimbërësit, në kurriz të bindjeve dhe të formimit tim…Specialistët e këtij sektori besoj se ndajnë të njëjtat bindje me mua!
Sigal