Hetim lojës së shitblerjes së Spitaleve

821
Sigal

Petrit Ago, ish-drejtor i Përgjithshëm i Doganave 

Guximtar i madh, ai që blen një spital me humbje astronomike!

Sapo lexova në një portal blerjen e spitalit Hygeia nga spitali “Amerikan” . Nuk më intereson fakti kush e blen, apo shet, oligarkët fillojnë e lëvizin paratë e tenderëve shumëmilionësh, madje nuk më habit fakti që kanë bilance me super humbje, si ky ka shumë e shumë oligarkë, s’kanë faj as tatimorët. Kush i lejon të ushtrojnë kontroll. Më vjen keq për bankën evropiane, apo këdo bankë, që kanë disbursuar një kredi të tillë, ku e kanë të ashtuquajturin plan biznesi???!!! Por nuk dimë bilancet e blerësit, guximtar i madh që blen një spital me humbje astronomike. Shini lëmë oligarkë e pushtetarë, të djeshëm e të sotëm, o njerëz të pa shpirt. Të jeni të sigurt koha po afron, fundi juaj do jetë i turpshëm.