Ëngjëll Musai: Shtet i rrumpallës apo shtet i së drejtës?

173
Emërimi i ministrave teknikë më 25 Maj 2017 ishte produkt i marrëveshjes së mesnatës së datës 17 Maj midis Ramës dhe Bashës. Pavarësisht se kjo marrëveshje u shkel në mënyrë të njëanshme nga Rama, pasi qeveria dhe Kuvendi nuk ishin të formuar vetëm nga “Rilindja”, por nga koalicioni PS-LSI pas fitores së zgjedhjeve të 2013-s. Sigurisht që Rama njihet për mungesë të mbajtjes së fjalës dhe i shkon shumë për shtat shprehja që “Nuk më vjen keq nga tradhtia, por ndjej keqardhje për tradhtarin”. Nëse do e analizonim më thellë këtë proverb do na duhej shumë kohë dhe rastet e mbështetura mbi fakte do ishin të pafundme. Por më e veçanta është kur dy persona ngujohen me njëri tjetrin në mesnatë, sigurisht pa dhënë asnjë shpjegim se çfarë folën, çfarë diskutuan dhe kush ishte mblesi. Dhe sapo mbaroi muaji i mjaltit apo të “40-at”, rinisën hakmarrjen duke iu kthyer tradhtisë secili sipas modelit të vet. Ndoshta ky nuk është as vendi, as moment apo rasti ku të trajtohen me hollësi se si u nda torta dhe si u shpërnda lakrori me gjethe hashashi i tepsisë RAMA-Bashën, por fakti më tronditës ka të bëjë akuzat që po marrin përsipër ministrat teknikë dhe pa kompetencat që i jep ligji një titullari të nivelit të lartë. Dhe më keq akoma jemi përpara një fakti ku ministrat dhe stafi i vetë për punën e bërë nuk janë shpërblyer apo të papaguar. A nuk janë kthyer në gjynahqarë ministrat e teknikë të PD , të cilët po ulërijnë se nuk u është paguar paga mujore? Po mirë more zotërinj dhe zonja ministresha, po për ata qindra mijëra demokratë që kanë mbi 4 vite rrugëve pa punë dhe pa rroga a nuk ju vjen pak keq. Po pse “Çadra Basha” cilin kishte qëllim final, të punësonte ca miq në krye të ministrive apo të sillte në pushtet demokratët shqiptarë?! E megjithatë fenomeni i arrogancës ku e gjithë ministria paguhet për punën sipas funksionit dhe Ministrat teknikë dhe stafi i tyre lihen qëllimisht pa pagesë. Po ku ndodh kjo në botën demokratike, të cilën e trumbeton me kaq shumë forcë kreu i “Rilindjes”?! Faktorit europianoperëndimor dhe atyre atlantik kaq mjafton që të kuptojnë se sa serioz është shteti me shtetasit e vet, aq më tepër kur një sjellje të tillë ia bënë ministrave ku boja e marrëveshjes së firmosur e vulosur nga Basha ende nuk është tharë. Një tjetër precedent i rrezikshëm është edhe fenomeni i kazanit në të cilën ka në rënë titullarët më të lartë të qeverisë të cilët akuzojnë ministrat Teknikë se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë sabotuar apo kanë përkeqësuar situatën në vend ,duke mos prokuruar fondet për shërbimet publike. Rastet e ujësjellësit, blerjes së energjisë, pagesave të mësuesve, kriminelët që lëvizin rrugës etj. Po nëse kjo është e vërtetë përse qeveria me nxitim nxori dje një VKM ku ngrinë të gjitha prokurimet e ministrave Teknikë dhe ata të LSI? Sigurisht që ky është një manipulim i së vërtetës dhe nuk është në nderin e kujtdo qoftë aq më tepër të kreut të qeverisë që të hedhë baltë mbi një çështje të cilën vetë apo me ndihmën e Bashës e përgatitën dhe ua servirën shqiptarëve si më të mirën e mundshme. Situata e krijuar dhe gjendja ku ndodhet ekonomia dhe vendi janë treguesit realë që tregojnë diferencat mes të vërtetës dhe manipulimit me teoritë boshe , shtetin e diktaturës, arrogancën shtetërore dhe shtetin e së së drejtës. 
Ndoshta marrëveshjes së fshehtë Rama-Basha të celebruar në mesnatë nga prifti anonim do ti shkonin për shtat dy shprehjet e famshme të Winston Churchill:

Për Ramën: “Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur.”
Për Bashën, dialogun: Nancy Astor: “Zotëri, sikur ju të ishit bashkëshorti im, unë do t’ju jepja helm”. Churchill: “Sikur të isha bashkëshorti juaj, do ta pija”.