Bardhyl Berberi/ Pengmarrësit, një racë e re në politikën shqiptare

532
Ne politike ekzistojnë disa lloj partish, kështu që sa u përket këtyre llojeve, duhet përmendur se ka shtete demokratike, jo demokratike, liberale jo liberale, totalitare, diktatoriale si dhe shtete komuniste. Por kohëve të fundit na ka lindur një lloj i ri partish që njihen si parti pengmarrëse. Në rolin e pengmarrësve janë subjektet politike: partitë politike dhe përfaqësues të funksioneve të larta dhe shumë të rëndësishme shtetërore dhe publike, të cilët i kapin peng qytetarët e vendit dhe të njëjtët nuk i lënë rehat duke iu prishur cilësinë e jetës së tyre, duke lënë vendin në një amulli të plotë, pa ligje, me njerëz që janë të veshur me pushtet dhe abuzojnë me pushtetin e tyre pa kufij, pa ju hyrë asnjë gjemb në këmbë. Rasti i Reformës në Drejtësi, zikzaket dhe mullarët e justifikimeve me lloj – lloj bishtash vetëm për të zgjatur miratimin e saj në pafundësi është një pengmarrje tipike. Pse ndodh kjo? Frika e tyre se mos i humbin pozicionet në pushtet apo në krye të partisë në opozitë, pasi më vonë ka gjasa që nëse nuk mund të sigurojnë pozita të favorshme në politikë dhe të jenë peng të strukturave të tjera politike brenda partisë së tyre.

 Për këtë qëllim pengmarrësit dita – ditës nuk i lënë rehat pengje-qytetarët, duke i bombarduar me kërkesa të ndryshme me qëllim që këta të jenë në shërbim të pandërprerë të tyre edhe pse subjektet e sipërpërmendura duhet të jenë në shërbim të pandërprerë të qytetarëve. Pushtetarët duhet të jenë në shërbim të qytetarëve e jo siç po ndodh me disa ‘pengmarrës’ ku qytetarët detyrohen të jenë në shërbim të pandërprerë të pushtetarëve edhe pse ata po ju rrjepin lëkurën. Pengmarrësit, për nevojat e tyre vazhdimisht i kërcënojnë, shantazhojnë dhe kushtëzojnë qytetarët- pengje duke dashur që tua bëjnë me dije këtyre se duhet të jenë në shërbim të tyre. Kjo me qëllim që t’i kenë nën kontroll të gjitha situatat dhe e tërë kjo u duhet atyre që t’i bëjnë plotësisht të varur qytetarët-pengje prej tyre. Kush janë pengmarrësit? Ata janë individë, pjesëtarë të strukturave shtetërore apo të atyre në opozitë, të cilët vijnë në pushtet në mënyrë të ligjshme, derisa pushteti i tyre në fillim legjitimohet nga ana e qytetarëve në zgjedhje, të cilat në të shumtën e rasteve supozohet se janë të rregullta, korrekte dhe demokratike, por që në ciklet e tjera zgjedhore këta me dhunë dhe me manipulime të ndryshme edhe një kohë të gjatë mbeten në pushtet, duke i vjedhur vota, duke i shantazhuar votuesit dhe duke bërë shkelje drastike të rregullave të procesit zgjedhor. Ky takëm pengmarrës gëzon mbrojtje të plotë ligjore dhe policore për veprimet e dhunshme dhe të papranueshme ndaj pengjeve – qytetarë të vendit. Pengmarrjet e grupeve të shumta kriminale dhe keqbërëse në të shumtën e rasteve mund të zgjasin deri në një çast kur zullumi trashet… 

Por pengmarrja e subjekteve politike qeveritare mund të zgjasë edhe me dekada të tëra pasi pengjet nuk janë më në gjendje që ta bëjnë largimin e tyre nga pushteti. Kjo dëshmon se pengmarrësit shtetërorë e kanë gjetur metodën e si t’i nënshtrojnë pengje-qytetarët. Ata këtë e bëjnë duke i varfëruar këta të fundit me qëllim që të mos kenë mundësinë që të ankohen. E gjithë kjo bëhet me qëllim që pengmarrësit sa më lehtë të qeverisin me pengjet. Strukturat politike qeveritare, përmes pengmarrjes së qytetarëve, kanë siguruar mundësinë që sa më gjatë të qëndrojnë në pushtet, aq më shumë ja u bëjnë të vështirë pengjeve, për t`i rrëzuar edhe kur ata janë shumë të dëshpëruar nga sjelljet dhe angazhimet e pengmarrësve që ata të mos mund tua rrezikojnë pozicionet e tyre në pushtet. Prandaj udhëheqësit e partive pengmarrëse sot janë bërë të paprekshëm në pushtet. 
Sigal