Astrit PATOZI:“Sali Berisha, lideri, që po punon fort për ta çuar Shqipërinë përpara”

586
Sigal

*N/Kryetar i PD-së

Sot kemi një Shqipëri tjetër. Një Shqipëri të rinuar dhe vitale, ku të gjitha qarqet dhe krahinat janë më afër Tiranës dhe njëra-tjetrës. Dhe ne të gjithë e dimë. Kur shqiptarët janë më pranë njëri-tjetrit, kur zgjuarsia e këtij kombi bashkohet me punën dhe pasionin, kur dyert e Europës dhe mbarë globit janë të hapura: Nuk ka gjë në botë që ne nuk mund ta realizojmë.  Gjithçka fillon me rrugët. Në këto 8 vjet, ne kemi ndërtuar dhe rindërtuar 10.000 kmrrugë. Dhe ju nuk keni nevojë t’ju tregoj diferencën që bën një rrugë e re. Do të thotë kohë më e shkurtër për të udhëtuar. Biznese të reja. Më shumë vende. Më shumë turistë. E mbi të gjitha, shpejtësi për të nxjerrë në treg mallrat dhe kulturat tona.  Dhe ne i kemi lidhur këto rrugë me të gjitha pikat e reja kufitare. Kemi zgjeruar Portin e Durrësit dhe Sarandës. Porte, që sjellin në vendin tonë më shumë turistë. Dhe që transportojnë më shumë mallra për eksport. Ne kemi rikonstruktuar aeroportin “Nënë Tereza”, i cili tashmë e ka dyfishuar numrin e pasagjerëve. Një milion e gjysmë udhëtarë në vit. Ne kemi bërë shumë që qytetarët e këtij vendi të mos u mungojë uji i pastër dhe energjia. Në këto vite kemi ndërtuar dhe rindërtuar 450 rrjete të furnizimit me ujë. 16 impiante të reja të trajtimit të ujërave. 350 hidrocentrale të reja dhe linja të reja të transmetimit të energjisë. Ne po lidhim qytetarët me internet, kudo që ata jetojnë. Tashmë ka shërbim interneti falas në 1.000 zyra postare në të gjithë vendin. Ne kemi pajisur çdo shkollë me internet. Kemi vendosur 24.000 kompjutera nëpër klasa. Sot, shqiptarët kanë 12 herë më shumë qasje ndaj internetit, nga Facebook-u tek Skype-i dhe kjo po ndryshon mënyrën se si ata jetojnë dhe punojnë. Sepse, kjo na ka sjell më afër zhvillimeve globale. Ne kemi ulur tarifat e telefonisë celulare me 75%. Kjo na e bën më të lehtë dhe pak të kushtueshme që të lidhemi me familjarët dhe miqtë, kudo që ata të ndodhen. Kjo ka bërë që tani çdo qytetar shqiptar të ketë, mesatarisht, jo vetëm një, por dy telefona celularë. Ne u kemi siguruar qytetarëve një kujdes shëndetësor më cilësor. Me 400 spitale dhe qendra shëndetësore, të reja dhe rindërtuara. Spitale të reja rajonale në qytete si Kavaja, Elbasani dhe Shkodra. Qendra shëndetësore dhe ambulatore të reja në komuna dhe fshatra, duke e çuar cilësinë e kujdesit shëndetësor, deri në skajet më të largëta të vendit. Me fshatra rajonale në qytete si Kavaja, Elbasani dhe Shkodra. Dhe qendra shëndetësore dhe qendra ambulatore të reja në komuna. Ne po e lidhim Shqipërinë me botën. Sot, për meritë të PD-së, liberalizimi i vizave është bërë realitet! Dhe askush nuk mund t’i presë rrugën lirisë së shqiptarëve për të udhëtuar në 26 shtete të huaja. Ne jemi anëtarë, krenarë të NATO-s.  Dhe më lejoni të jem i qartë dhe i prerë: Ne, PD-ja, nuk do të pushojmë asnjë çast deri sa të bëhemi anëtarë me të drejta të plota të BE.  Sot, në vetëm 8 vjet, ne kemi bërë shumë më tepër, se sa shtete të tjera do të bënin për dekada. Dhe ne do të bëjmë gjithçka për një shtet të zhvilluar.  Por unë do t’ju ftoja që të mos bazoheni vetëm në fjalët e mia. Kombet e Bashkuara e kanë quajtur Shqipërinë si një vend me zhvillim të lartë njerëzor. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se, ne kemi ulur vdekshmërinë e nënave, nga 23 në 100.000 gra në vitin 2004, në 5.8, që është sot. Vdekshmëria në foshnjat e sapolindura është përgjysmuar nga 14.7 për çdo 1.000 lindje, në vitin 2005, në 8.7 sot. Kjo na ka renditur ne përkrah vendeve të tjera të zhvilluara. Libri i fakteve të CIA-s thotë se, Shqipëria është vendi i 60 në botë, për sa i përket jetëgjatësisë, duke ia kaluar vendeve si Republika çeke, Polonisë dhe Kroacisë. Revista “Newsweek” e ka renditur Shqipërinë si një ndër 100 vendet më të mira në botë, duke vënë në dukje normën tonë të leximit dhe shkrimit, e cila është afërsisht 99% – më e lartë se në Austri, Spanjë dhe Itali.  Dhe ju mund ta shihni këtë vetë. Është rruga e re, ku ju kaloni çdo ditë, në këmbë dhe me makinë. Dyqani i ri, i hapur përballë rrugës. Lidhja më e shpejtë e internetit, e cila të lejon të flasësh me familjarët e t’u jashtë shtetit.  Pika kufitare e re, që ka përgjysmuar kohën tuaj për të shkuar deri në Mal të Zi. Autostrada e re, Rruga e Kombit, që e ka shkurtuar kohën për të udhëtuar drejt Kosovës.  Por, ne e dimë se ka ende shumë punë për të bërë. Ne e dimë se ka ende shumë njerëz që presin. Komunitete, të shqetësuara, se mos mbeten pas të tjerëve. Dhe pikërisht për këtë arsye, ne jemi sot këtu. Për të treguar se ne kemi ende shumë për të bërë dhe se ne do t’ia dalim. Ne, do t’ia dalim së bashku. Sali Berishës, që po punon fort për ta çuar Shqipërinë përpara. Sali Berisha është lideri që po punon fort për ta çuar Shqipërinë përpara.