Prostata, armë e luftës së politikanëve shqiptarë

601
Sigal

Nga Genc Mlloja

Në egërsinë e luftës politike janë të larmishme sharjet nga më brutalet të politikanëve shqiptarë ndër vite, edhe aktualisht. Imagjinata kalon çdo cak. E madje tash po përdoret rëndom edhe ‘mjekësia’ me listën e panumërt të sëmundjeve.
I ‘lumtur’ për goditjen fatale ndaj kundërshtarëve të ‘moshuar’ të opozitës kreu i Bashkisë së Tiranës, ish krijues i Mjaft, i fuqishëm në rradhët e lidershipit Socialist, i pasuruar duke shitur fiq, i linduri politikan që në librezë të punës ka këtë pozicion fillestar, Erioni, i etiketoi ‘pleqt’ në politike si zbatues të ‘politikës së prostatës’.
“Ne nuk biem dakord kurrë të kthehet prapë Saliu, të kthehet prapë Tit Vasili, të kthehet prapë gjithë politika e prostatës e të na qeverisë ne. Nuk e pranojmë ne këtë”, u tha Veliaj banoreve të Pezës.
Nuk më interesojnë emrat e sulmuar por një mendim po shpreh.
Prostata është një sëmundje e cila kohët e fundit është shtuar me ritme të shpejta në Shqiperi. Mjekët thonë se prek më shumë meshkujt mbi 60 vjeç. Nuk përjashtohen edhe të moshës më të re si puna e EV.
Në Pezë ndoshta ndonjë dëgjues i kumtimit të liderit bashkiak edhe mund të keëe qenë i prekur nga kjo sëmundje, e mund të ketë menduar se edhe këtu ku na thërret lideri për ta mbështetur na kujton sëmundjen.
‘Shitësi i fiqve’, milioner nga ky biznes i rinisë së hershme, që e bëri mjeshtër të punëve të tjera me të mëdha fitimprurese dhe më finok si aktor politik në filmat e të cilit spikasin shërbimi i tij prej ‘bamirësi’ në vaftet që jep për moshën e tretë me raste me taksat e qytetarëve të Tiranës, nuk e ka menduar rastësisht se prostata mund të jetë e pranishme në fisin e tij mashkullor. E ai vetë ndoshta ndonjë ditë mund të bëjë pyetjen: “Prostatë më fal që të mallkova tek mosha e tretë. Ja ku jam me ty në sëmundje. Po ne jemi të pasur. Çfarë të bëj për ty?”
Përgjigja do të ishte mos u gëzo me sëmundjet e hallet të tjerëve qoftë prostatë, kancer, çmenduri, i lindur mashtrues e hajdut, gënjeshtar monstruoz, armik i moshës së tretë  etj.
Sulmi politik i EV duke përdorur sëmundjet njerëzore është një shembull tjetër i ‘dashurisë’, ‘dhembshurisë’ se milionerit të fikut për moshën e tretë, qytetaët në përgjithësi se shumë prej tyre kanë familjarë që po viktimizohen nga ‘mjekësia falas’ rilindase.
Në arkivën e luftës politike shqiptare do të shtohet mallkimi me vulën prostatëse ‘EV’