“Bashkëqeverisja”- Demagogjia më e fundit e Ramës

525
Sigal

Miltiadh M. Muçi

Pas katër viteve 2013-2017, të bashkëqeverisjes me të majtët e LSI-së, në fushatën e zgjedhjeve Kryeministri Rama i kërkoi elektoratit të bashkëqeverisnin për të ndërtuar “Shqipërinë që duam”.Në propagandën e tij  bëri thirrje që tepsinë, pra  pushtetin, të mos e ndante me parti të tjera. Kjo do t’i jepte mundësinë që timonin e makinës të mos e kishte me asnjë nga partitë e tjera, por veçse me elektoratin që e pranoi, duke qenë i pakënaqur nga qeverisja e viteve  2013-2018, me LSI-në, e cila nisi të kishte pushtet, në kualicion herë me të djathtën, PD-në dhe herë me të majtën, PS-në. Dhe elektorati shpresoi shumë, ndërsa nisi të zhgënjehej si asnjëherë. Shumë hallexhinj, duke menduar se tashmë vërtetë do të ishin pjesë e tepsisë,  me shpresë kërkonin të bisedonin me timonierin e tyre, Rama dhe shpresonin të kontaktonin me atë, në një ditë të hëne të javës, pas takimeve me grupin e deputetëve të PS-së. Prisnin me orë të tëra buzë trotuarit dhe nëse nuk mundej ta takonin një herë do të vinin përsëri herën tjetër, edhe pse ai nuk i ndalonte askujt të bisedonte. Kjo u bë një sëmundje e pashërueshme e njerëzve nevojtar, naiv dhe Rama duke e kuptuar fare mirë mendoi dhe veproi t’i adresonte në hollin e PS-së, ku kishte vendosur një tavolinë dhe dy vajza të reja, që shënonin çfarëdo që ata i shqetësonte dhe përgjigjen do të prisnin ta merrnin zyrtarisht. Edhe kjo mënyrë e “bashkëqeverisjes” nuk do të zgjaste shumë, sepse jo vetëm që i shmangu kontaktet para selisë, por i largoi dhe vajzat që nisën të kontaktonin dhe evidentonin kërkesë-ankesat e hallexhinjve naivë. Ai nisi të bënte takimet me grupin e deputetëve të PS-së, në sallat e ndërtesës së Kuvendit, ku shmangu çdo kontakt, bile nuk mund t’i shikosh as fytyrën, duke qenë në benzinë e blinduar dhe të shoqëruar nga eskorta, ku mund të shëtitet në këmbë jo më shumë se 50 m rrugë.

Pas me shume se 15 vite u kujtua  t’i rikthehej komunikimit radiofonik që bënte me banorët e Tiranës, duke qenë Kryetar i Bashkisë, që ish-miku i tij Kokëdhima ia kishte rezervuar në një nga ditët e javës.  Edhe unë u detyrova  t’i dërgoj një letër, pasi më shumë se një vit më parë i kisha dhënë letrën e parë, pikërisht buzë trotuarit të sheshit të selisë, kur hynte në Benz dhe nuk mora ndonjë përgjigje. Midis të tjerash në këtë letër i them, se  “Zgjodha këtë rrugë, sepse ndaj qindra qytetarëve, nëpërmjet postimit përgjigjet mbeten të heshtura ose sugjerojnë një institucioni tjetër, i cili i përcjell tek një i tretë dhe me radhë, derisa bëhesh pesimist dhe tërhiqesh nga kërkesa apo ankesa, megjithëse ke të drejtë”. Dhe Rama që po kuptonte gjithnjë dhe më shumë, se po humbiste kontaktet me elektoratin dhe jo anëtarësinë, të cilën në mënyrën protokollare e takon dhe bashkëbisedon kofidencialisht nëpër rrethe. Pasi prej kohësh e kishte vrarë mendjen e tij “dhelparake” gjeti dhe zgjidhjen, si mund të “bashkëbisedonte”. Shpiku portalin e bashkëqeverisje me logon  “Shqipërinë që duam”. Tashmë kushdo që ka kërkesë-ankesë fare “lehtë”, nëpërmjet internetit mund të kërkoj këtë portal dhe jo vetëm, rruga  do të shkurtohet dhe  përgjigja “garantohet” të merret Brenda 10 ditëve. Qëllimi i tij është të shmang letrat e pa fundme që i adresojnë, kur nëpërmjet portalit në rrugëtimin me Benz t’i lexojë, sigurisht jo të gjitha,  sikur na ka thënë para televizionit.  E gjitha kjo histori e komunikimit të Ramës me elektoratin, sidomos “bashkëqeverisja”, veçse është “demagogji“,  që në fjalorin shqip ka tre kuptime:

-. Mashtrimi i politikanit, duke joshur me fjalë të bukura e premtime të rreme për t’i bërë për vete njerëzit për qëllime e synime politike.

-Në një kuptim të dytë është qëndrimi i politikanit me dy faqe, që ndryshe flet dhe ndryshe vepron.

-Ndërsa në kuptimin e tretë, demagogji janë fjalët e bukura, të zbrazëta që kanë për qëllim të mbulojnë e shtrembërojnë të vërtetën.

Nuk ka dyshim, në politikë nga politikanët ka premtime, ka mos mbajtje të fjalëve të bukura për të mbuluar të vërtetën. Por sikurse të jetë pronar i gjithë sipërfaqes së tokës, që ju është marrë pronarëve kushtetues, me çfarë të drejte ato t’u hipotekoj atyre të ligjit 7501; apo t’i sigurosh banorët e zonave informale se me ardhjen në pushtet do t’u legalizoj të gjitha banesat, edhe nëse ringjallet Enver Hoxha. Si mund t’i besosh këtij kryeministri kur 6 muaj më parë banorëve të Tepelenës dhe jo vetëm, por edhe në Malësinë e Madh dhe të tjerë, t’ju thotë se “…suedezet e bukura të mos bëjnë vetëm foto me Ali Pashën dhe të ikin, por të qëndrojnë e shpenzojnë paratë këtu… Nëse shfrytëzojmë agro-turizmin, po ju them që kjo zonë do të jetë plot jo vetëm në sezon, por edhe jashtë sezonit. Do të kenë mbështetje financiare nga shteti ata që do të bëjnë investime. Bujtinat e hotelet e vogla tradicionale të agro-turizmit sjellin fitime, Ndërsa pas 6 muajve ne samitin e investitorëve të turizmit ju thotë, se “Jo më fshatra turistikë, por investime për resorte dhe hotele turistikë” Si mund ta besosh këtë kryeministër që “bashkëqeveris” me elektoratin, i cili tashmë nuk i beson, sepse timoni i tij i rrezikon.