Pasioni i veçantë që bashkon Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprion

461
Sigal

Ata janë dy aktorët më të njohur dhe më të pëlqyer të Hollywood dhe më në fund kanë sjellë së bashku një prodhim kinematografik.

Mirëpo duket se kinemaja nuk është e vetmja gjë që Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio kanë të përbashkët.

Sipas mediave të huaja dy aktorët e famshëm i bashkon një pasion i veçantë. Bëhet fjalë pikërisht për punimin e qeramikës dhe të argjilës.

Sipas “The Sun”, Pitt ka një studio skulpture në shtëpinë e tij dhe shpesh fton Di Caprion për të punuar së bashku.

“Ndonjëherë ata bashkohen edhe me miqtë e tjerë artistë të Brad, por ka raste kur qëndrojnë vetëm. Leo merr sanduiçe nga vendi i tyre i preferuar dhe ata e kalojnë natën duke krijuar ndonjë objekt arti prej qeramike”, -shkruan “The Sun”.

Aktorët e njohur u bashkuan për herë të parë në prodhimin kinematografik “Once Upon a Time in Hollywood”, i cili pritet të dalë në kinematë e SHBA-së më 26 Korrik .